Me dhjetëra raketa lëshohen nga Rripi i Gazës ndaj vendbanimeve sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149366-me_dhjetëra_raketa_lëshohen_nga_rripi_i_gazës_ndaj_vendbanimeve_sioniste
Forcat e rezistencës palestineze lëshuan me dhjetëra raketa në drejtim të vendbanimeve sioniste. Pas kësaj kambanat e alarmit ranë në shumicën e vendbanimeve sioniste dhe Tel Aviv dhe sistemi Kupola e Hekurt po përpiqet të asgjësojë këto raketa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2023 06:47 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra raketa lëshohen nga Rripi i Gazës ndaj vendbanimeve sioniste

Forcat e rezistencës palestineze lëshuan me dhjetëra raketa në drejtim të vendbanimeve sioniste. Pas kësaj kambanat e alarmit ranë në shumicën e vendbanimeve sioniste dhe Tel Aviv dhe sistemi Kupola e Hekurt po përpiqet të asgjësojë këto raketa.

Kanali televiziv Al Jazeera raportoi për nisjen e konfliktit të armatosur midis forcave palestineze të rezistencës dhe forcave pushtuese në disa zona në kufijtë lindorë të Rripit të Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite u kërkoi banorëve të vendbanimeve sioniste rreth Gazës që të qëndrojnë në strehimore. Mediat izraelite njoftuan se një kolon u plagos rëndë pas një rakete që goditi një zonë në Tel Aviv. Kanali 13 i televizionit të regjimit sionist njoftoi se ekziston frika dhe shqetësimet për mundësinë e infiltrimit të luftëtarëve të rezistencës në vendbanimet sioniste në kufirin e Gazës. Benjamin Netanyahu kryeministri izraelit dhe ministri i luftës Yoav Galant, do të mbajnë një takim urgjent për të vlerësuar situatën e sigurisë pas sulmit masiv dhe të paprecedentë me raketa të rezistencës në territoret e pushtuara. Nga ana tjetër rrjeti Al-Mayadeen njoftoi suksesin e forcave palestineze të rezistencës në rrëmbimin e një ushtari sionist. Mediat hebraike gjithashtu raportuan se ajo që po ndodh është një surprizë e tmerrshme dhe se forcat palestineze të rezistencës kanë arritur të befasojnë regjimin sionist.