Statistikat e mediave izraelite për viktimat e operacionit "Stuhia Al-Aksa"
Në të njëjtën kohë me vazhdimin e operacionit të forcave palestineze të rezistencës kundër sionistëve, mediat e këtij regjimi njoftuan për statistikat më të reja të viktimave të operacionit Stuhia Al-Aksa.
Forcat palestineze të rezistencës mëngjesin e kësaj të shtune në një operacion të quajtur "Stuhia Al-Aksa", me më shumë se 5000 raketa sulmuan territoret e pushtuara, përfshirë Tel Avivin dheAshdodin. Sipas gazetës “Israeli Times”, si pasojë e operacionit Stuhia Al-Aksa janë vrarë 20 sionistë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë. Sipas raportimeve të mediave të regjimit sionist, gjendja e disa prej të plagosurve në këtë operacion është kritike. Në këtë raport thuhet se luftëtarët palestinezë në operacionin e Stuhisë Al-Aksa morën kontrollin e vendbanimit sionist “Nahal Oz”. Në këtë operacion, luftëtarët e rezistencës hynë në një bazë ajrore të regjimit sionist në jug të territoreve të pushtuara dhe morën disa bombardues F-16 të këtij regjimi të cilët i transferuan në Gaza. Kanali 13 i televizionit të regjimit sionist, në raportin e tij për këtë operacion, sulmin me raketa të rezistencës palestineze mëngjesin e sotëm e cilësoi si të paprecedentë që nga viti 2008 duke thënë se ky ishte shiu më i madh i raketave.