Kapen baza ushtarake izraelite, ushtarë të vrarë në operacionin e Hamasit
Palestinezët nisën operacionin e tyre më të madh kundër Izraelit në një ofensivë të befasishme me luftëtarët palestinezë që kalonin gardhin rrethues në qytetet e pushtuara nga Izraeli dhe një rrymë të fuqishme raketash nga Rripi i Gazës.
Burimet izraelite thanë se luftimet vazhduan në disa fronte. Krahu ushtarak i Hamasit tha se më shumë se 7,000 raketa u hodhën nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit të shtunën, si pjesë e Operacionit Stuhia Al-Aksa. Sirenat e alarmit u aktivizuan në Tel Aviv, Sde Boker, Arad dhe Dimona në jug, ndërsa shpërthimet e fuqishme tmerruan kolonët sionistë. Ministria e Shëndetësisë e regjimit sionist raportoi se të paktën 40 izraelitë u vranë dhe 700 të tjerë u plagosën gjatë operacionit, duke sugjeruar një numër më të madh të vrarësh. Shërbimet e urgjencës së regjimit sionist njoftuan gjithashtu se dy autoambulanca izraelite ishin nën kontrollin e forcave të Hamasit. Në të njëjtën kohë, luftëtarët e Hamasit, numri i të cilëve nga mediat izraelite vlerësohet në më shumë se një mijë, arritën të depërtojnë në kolonitë sioniste rreth Rripit të Gazës, duke kapur ushtarë izraelitë dhe duke marrë nën kontroll disa zona. Burimet sioniste pranuan se vetëm në tre orët e para të operacionit, 35 ushtarë sionistë u kapën nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas. Jerusalem Post shkruan se më shumë se 100 sionistë vdiqën dhe 900 të tjerë u plagosën, disa në gjendje të rëndë. Sipas kanalit Fox News, 3 koloni sioniste dhe dy baza ushtarake të ushtrisë sioniste janë ende nën kontrollin e forcave palestineze të rezistencës. Ushtria izraelite, ndërkohë, njoftoi se kreu sulme ajrore kundër 17 komplekseve ushtarake dhe katër selive që i përkisnin lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, ndërsa ishin lagjet e banuara ato që u vunë në shënjestër. Të paktën 198 palestinezë u vranë dhe 1,610 u plagosën në enklavën palestineze të Gazës në sulmet izraelite pasi Hamasi filloi një operacion masiv kundër Izraelit. Njëkohësisht me sulmin ajror të ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës, burimet palestineze të lajmeve raportuan gjithashtu se forca përforcuese nga Saraja al-Kuds, krahu ushtarak i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, ishin dërguar në vendbanimet sioniste përreth Gazës. Përballë situatës së sigurisë në Palestinën e pushtuar, linjat ajrore të huaja kanë anuluar fluturimet e tyre drejt territoreve të okupuara. I paprecedentë në 75 vitet e fundit, operacioni i ri i Rezistencës Palestineze ka destabilizuar shumë ushtrinë izraelite, e cila u detyrua të thërriste forcat e saj rezervë.