Sionistët bombardojnë zyrën e kanalit televiziv Al-Alam në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149544-sionistët_bombardojnë_zyrën_e_kanalit_televiziv_al_alam_në_gaza
Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar zyrën e kanalit televiziv Al Alam në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2023 12:03 Europe/Tirane
  • Sionistët bombardojnë zyrën e kanalit televiziv Al-Alam në Gaza

Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar zyrën e kanalit televiziv Al Alam në Gaza.

Lëvizja e Rezistencës Islamike e Palestinës (Hamas) të shtunën në mëngjes në kundërpërgjigje ndaj krimeve të regjimit sionist, ka sulmuar me raketa territoret e pushtuara palestineze dhe kolonitë sionist duke përfshirë Tel Avivin, Ashdud dhe Askelon duke lëshuar me qindra raketa dhe luftimet po vazhdojnë akoma.

Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar edhe rajone të tjera në Rripin e Gazës.

Zyra për marrëdhënie publike e sektorit për jashtë kufijve të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit njoftoi se avionët luftarakë të regjimit sionist sot (të martën) kanë bombarduar zyrën e kanalit televiziv Al-Alam në lagjen Al-Rimal në Rripin e Gazës me qëllim që të pengojë mbulimin informativ të sulmeve barbare të regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës.

Si pasojë e këtij sulmi, është ndërprerë aktiviteti i zyrës së kanalit Al Alam në Gaza, mirëpo për fat të mirë asnjë prej punonjësve dhe personelit të kësaj zyre nuk është lënduar.

Vlen të theksohet se me të gjitha vështirësitë dhe problemet e krijuara, po vazhdon puna informative e ekipit të zotuar të kanalit televiziv Al Alam.

Sionistët në vazhdim të krimeve të tyre, sot në orët e parë të mëngjesit kanë bombarduar ndërtesën e gazetarëve dhe reporterëve në Gaza ku si pasojë janë vrarë tre gazetarë. Regjimi sionist ka bombarduar me qëllim ndërtesën e gazetarëve në Gaza që të pengojë mbulimin informativ të ngjarjeve dhe krimeve që po kryen regjimi sionist në këtë qytet.