Pse rezistenca palestineze nuk vret grat dhe fëmijët izraelitë?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149604-pse_rezistenca_palestineze_nuk_vret_grat_dhe_fëmijët_izraelitë
Përkundër propagandës së mediave perëndimore mbështetëse të regjimit sionist që mundohet të paraqet Izraelin si viktimë, ekzistojnë pamje dhe video të cilat tregojnë qartë se forcat e rezistencës palestineze nuk sulmojnë gratë dhe fëmijët izraelitë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 11, 2023 20:19 Europe/Tirane
  • Pse rezistenca palestineze nuk vret grat dhe fëmijët izraelitë?

Përkundër propagandës së mediave perëndimore mbështetëse të regjimit sionist që mundohet të paraqet Izraelin si viktimë, ekzistojnë pamje dhe video të cilat tregojnë qartë se forcat e rezistencës palestineze nuk sulmojnë gratë dhe fëmijët izraelitë.

Që nga fillimi i operacionit “Stuhia Al-Aksa”, regjimi sionist ka nisur një valë të propagandës mediatike me temën e shtypjes së regjimit sionist dhe prezantimit të tij si "viktimë". Duke zbatuar urdhrat e punëdhënësit të tyre, mediat në gjuhë të ndryshme duke përfshirë edhe disa në gjuhën shqipe, siç duket kanë marrë mision për ta prezantuar regjimin kriminel sionist si "viktimë" e luftës në Palestinë. Propaganda mediatike ka arritur deri në një nivel ku audienca e rregullt e këtyre mediave ka filluar edhe të protestojë dhe të vendosë në dyshim mbështetjen e këtyre mediave ndaj një regjimi që ka në rekordin e tij një koleksion krimesh ndër më çnjerëzoret. Së fundmi, një teleshikues ka protestuar në një lidhje telefonike në një rrjet televiziv për mbështetjen e krimeve të regjimit sionist dhe prezantuesit të programit i është dashur t'i presë zërin atij! Ai shikues thotë: “Pse i mbroni kaq shumë krimet e Izraelit? Paratë që merrni ju kanë verbuar ndaj fakteve dhe shtypjes së popullit palestinez”.

Gjithsesi, nuk është sekret fakti për botën që Rripi i Gazës është një rajon shtypur dhe regjimi sionist është shtypës, por këto media po përpiqen të rrënjosin të kundërtën ditët e fundit. Ajo që ato tregojnë për audiencën e tyre është vetëm zhurmë mediatike, por realiteti është diçka krejt tjetër.

Së fundmi është publikuar një video nga kamerat CCTV që tregon se forcat e rezistencës janë duke luftuar me ushtarët sionistë kur hyjnë në kolonitë sionist dhe ndërkohë që gra dhe vajza izraelite janë në para forcave të rezistencës, por ato nuk kanë pësuar kurrfarë lëndimi.

Në fillim të operacionit "Stuhia Al-Aksa", forcat e rezistencës palestineze hynë në kolonitë sioniste. Një grua me një fëmijë në krahë u tmerrua kur u përball me forcat e Brigadave Al-Kasam. Forcat e rezistencës palestineze i çojnë në një zonë të sigurt ato dhe u thonë: "Ne respektojmë parimet njerëzore, jo ata. Mos u shqetësoni, askush nuk do të t'u prekë juve”.

Kanali 12 i regjimit sionist interviston një grua e cila shpjegon ngjarjen kur forcat e rezistencës palestineze vijnë në shtëpinë e tyre. “Unë u thashë atyre (forcave palestineze) se kam dy fëmijë, më thanë në anglisht, mos u shqetësoni, ne jemi myslimanë dhe nuk do t'ju bëjmë asgjë juve”, - thotë e habitur gruaja izraelite.

Një tjetër pohim i Channel 12 të Izraelit: Sipas kolonëve izraelitë rreth Gazës, forcat e Brigadave al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, lanë të qetë gratë dhe fëmijët dhe shkruan në muret e shtëpive se "Kassami nuk vret fëmijë".

Në një video tjetër, luftëtari i Brigadave Al-Kasam hyn në një shtëpi dhe nervozohet ku shikon se si kishte mbetur një grua e moshuar izraelite me nipin e saj invalid dhe thotë: "Sipas urdhrit të Profetit s.a.v.s., ne jemi myslimanë dhe muxhahidë, nuk vrasim gra, nuk vrasim fëmijë, nuk vrasim të moshuar, nuk vrasim invalidë, sot zbatuam urdhrin e Profetit s.a.v.s., ekzekutuam dhe vramë ushtarët kriminel dhe lamë civilë dhe fëmijë të qetë”.

Kjo është përkundër faktit se regjimi sionist ka kryer krime kundër popullit palestinez dhe libanez për më shumë se 70 vjet. Një shembull është krimi i ushtrisë sioniste në kampet e refugjatëve "Sabra" dhe "Shatila" më 16 shtator 1982, në Liban. Numri i viktimave dhe dëshmorëve të këtij krimi u raportua të ketë qenë nga 3500 deri në 5000 persona nga gjithsej 20 mijë banorë të kampit "Sabra" dhe "Shatila", gra, fëmijë dhe pleq kanë rënë dëshmorë në këtë krim.

Pamje nga viktimat e masakrës në Sabra dhe Shatila