Amir Abdulahjan takohet me Sejed Hasan Nasrullah
Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë vizitës së tij në Bejrut, ka zhvilluar një takim dhe ka biseduar edhe me sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, i cili në po qëndron për një vizitë në Bejrut, sot paradite është takuar edhe me Sejed Hasan Nasrullah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit pas arritjes në Bejrut, në një prononcim para gazetarëve në lidhje me zhvillimet në Palestinë dhe krimet që po kryen regjimi sionist, deklaroi: "Vazhdimi i këtyre krimeve të luftës do të përballet me reagime në fronte të tjera për të cilat do të jetë përgjegjës regjimi sionist dhe mbështetësit e tij".
Vlen të theksohet se pas fillimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa" më 7 tetor nga ana e degës ushtarake të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) kundër regjimit pushtues sionist, ky regjim gjakpirës ka filluar bombardimin e zonave civile në Rripin e Gazës. Njëkohësisht me vazhdimin e sulmeve dhe bombardimeve të regjimit pushtues sionist ndaj Rripit të Gazës, Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se si pasojë e këtij agresioni barbar janë vrarë mbi 1500 civilë palestinezë dhe janë plagosur mbi 7200 të tjerë.