Ushtarët izraelitë arratisën nga loft e Rripit të Gazës
Burimet sioniste kanë publikuar lajme që tregojnë arratisjen e një numri të konsideruar të ushtarëve izraelitë nga lufta e Rripit të Gazës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në ditën e nëntë të operacionit "Stuhia Al-Aksa", kanali 10 i televizionit të regjimit sionist ka njoftuar për arratisjen e një numri të konsiderueshëm të ushtarëve izraelitë dhe kundërshtimin e tyre për pjesëmarrjen në agresionin ndaj Rripit të Gazës.
Aktualisht janë krijuar përçarjen të ashpra mes liderëve dhe autoriteteve të ushtrisë pushtuese izraelite dhe deri më tani janë publikuar raporte për tërheqjen e oficerëve dhe funksionarëve ushtarakë të lartë nga kjo luftë.
Mediat sioniste ka disa ditë po manovrojnë mbi sulmin tokësor të ushtrisë së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe kanë njoftuar se kabineti qeveritar i regjimit sionist ka dhënë pëlqimin për fillimin e këtij agresioni dhe ato pretendojnë se mosmarrëveshja ekzistuese mes krerëve të regjimit sionist është vetëm në lidhje me përmasat dhe se deri ku do të hyjnë me forca tokësore!
Mirëpo autoritetet përgjegjëse dhe analistët izraelitë dhe disa perëndimore po paralajmërojnë në lidhje me sulmet tokësore kundër Rripit të Gazës për shkak të paaftësitë e ushtrisë së regjimit sionist për t'u përballur me forcat e rezistencës palestineze në sulmin tokësor.
Një oficer i ushtrisë së regjimit sionist më parë në një intervistë me "Midlle East Eye", ka thënë se operacioni tokësor ndaj Rripit të Gazës është sikur një ferr për forcat rezerviste izraelite të cilat nuk kanë trajnim në nivel të mjaftueshëm. Ushtria e Izraelit po vuan nga mungesa e forcave speciale për kryerjen e operacioneve të tilla në përmasa kaq të mëdha".
Ehud Olmert, ish-kryeministri i regjimit sionist, gjithashtu ka paralajmëruar duke thënë: "Ajo çfarë i pret ushtarët izraelitë, është çdo gjë që mund të mendohet dhe më keq se ajo. Sulmi tokësor kundër Rripit të Gazës nuk do të jetë i thjeshtë dhe nuk do të jetë i mirë as për neve dhe as për ata".