Hamasi bombardon Tel Avivin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149854-hamasi_bombardon_tel_avivin
Brigadat Ezedin Kasam krahu ushtarak Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze Hamas bombarduan sot Tel Avivin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2023 17:32 Europe/Tirane
  • Hamasi bombardon Tel Avivin

Brigadat Ezedin Kasam krahu ushtarak Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze Hamas bombarduan sot Tel Avivin.

Sipas IRNA, Brigadat Ezedin Kasam sulmuan me raketa Tel Avivin në përgjigje të vrasjes së civilëve në Gaza. Alarmet kanë rënë në Tel Aviv dhe zonat përreth tij. Brigadat Al-Kuds, dega ushtarake e Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, gjithashtu në një deklaratë njoftoi për sulme të rënda me raketa dhe mortaja mbi pozicionet e regjimit sionist në vendbanimet sioniste pranë Rripit të Gazës.

Dhjetëra raketa u nisën drejt pozicioneve të armikut në vendbanimet Kesofim Nirim, Mifthim, Sofa dhe Burxh në afërsi të Rripit të Gazës.

Me operacionin e Stuhisë Al-Aksa që hyri në ditën e nëntë dhe vazhdon të arrijë fitore unike të luftëtarëve të rezistencës në betejën kundër regjimit sionist, ushtria izraelite, e dëshpëruar për t'u përballur me luftëtarët palestinezë me bombardimet e çmendura të zonave të banuara, xhamive dhe vendeve të grumbullimit të refugjatëve palestinezë në Gaza, ka vrarë 2450 palestinezë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra.