Gazetari izraelit: 1815 izraelitë janë vrarë nga sulmi i Hamas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149890-gazetari_izraelit_1815_izraelitë_janë_vrarë_nga_sulmi_i_hamas
Yossi Milman, një gazetar i shquar izraelit, ka shkruar në faqen e tij personale në X (ish-Twitter), se në sulmin e luftëtarëve të Hamasit deri më tani janë vrarë 1815 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2023 16:18 Europe/Tirane
  • Gazetari izraelit: 1815 izraelitë janë vrarë nga sulmi i Hamas

Yossi Milman, një gazetar i shquar izraelit, ka shkruar në faqen e tij personale në X (ish-Twitter), se në sulmin e luftëtarëve të Hamasit deri më tani janë vrarë 1815 persona.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Yossi Milman, gazetar dhe korrespondent i fushës së sigurisë izraelite, shkroi në faqen e tij personale në rrjetin social X sot (më 24 tetor) se 1815 sionistë janë vrarë në sulmin e luftëtarëve të Brigadave Ezeddin al-Kasam dhe identiteti i 455 prej tyre ka mbetur ende të panjohur.

Milman shtoi: “Midis tyre, 1000 civilë, 291 personel ushtarak, 10 oficerë të Shabak dhe 54 oficerë policie janë në mesin e të vrarëve; ndërsa të zhdukur janë edhe 5 punonjës policie.

Nga ana tjetër, nën hijen e lajmit për shtimin e numrit të viktimave të regjimit sionist dhe vrasjen e 286 ushtarëve të forcave pushtuese (sipas statistikave zyrtare), në ditën e dhjetë të operacionit “Stuhia Al-Aksa”, kanali 10 i televizionit të regjimit sionist dje raportoi për arratisjen masive të një numri ushtarësh izraelitë dhe u njoftua kundërshtimi i tyre për pjesëmarrjen në agresionin kundër Rripit të Gazës.

Sipas raportimit të Kanalit 10 të televizionit të regjimit sionist, “ka raportime për arratisje masive të ushtarëve izraelitë dhe kundërshtimin e tyre për të marrë pjesë në agresionin ushtarak kundër Rripit e Gazës. “Ka pasur mosmarrëveshje të ashpra mes drejtuesve dhe zyrtarëve të ushtrisë pushtuese dhe ka raportime për tërheqje të oficerëve dhe zyrtarëve të lartë të ushtrisë”.

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas filloi operacionin "Stuhia Al-Aksa" kundër regjimit terrorist sionist të shtunën (më 7 tetor), dhe në këmbim, regjimi sionist filloi një sulm të gjithanshëm kundër Rripit të Gazës, i cili deri tani ka rezultuar në martirizimi i 2750 personave dhe plagosja e 9700 të tjerëve.