Rezistenca palestineze godet me raketa bazën ushtarake "Zikim"
Forcat e rezistencës palestineze kanë goditur kolonitë sionistë rreth Rripit të Gazës, qendrën e tubimit të forcave ushtarake izraelite dhe bazën ushtarake "Zikim" në veri të Rripit të Gazës.
Forcat e rezistencës palestineze që nga e shtuna më 7 tetor të vitit 2023, kanë filluar operacione gjithëpërfshirëse me emrin Stuhia Al-Aksa" nga Rripi i Gazës kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.
Sipas raportit të Al-Mayadeen ditën e hënës, Brigadat "Saraja Al-Kuds" (dega ushtarake e Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës njoftoi sot: "Në vazhdim të operacionit "Stuhia Al-Aksa", ne goditëm qendrën e grumbullimit të forcave sioniste me raketa të avancuara "Al-Qasim" këtë mëngjes".
Nga ana tjetër, brigadat e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës njoftuan se kanë goditur me predha të ndryshme bazën ushtarake izraelite “Zikim” në veri të Rripit të Gazës.
Në të njëjtën kohë, sirenat e alarmit janë dëgjuar në vendbanimet sioniste rreth Gazës. Gjithashtu sirenat e alarmit janë dëgjuar edhe në “Hashiola” dhe në koloninë sioniste Ashdod. Sirenat e alarmit janë dëgjuar edhe në kolonitë sioniste Askelan dhe Nistan.
Përveç kësaj, më parë Brigadat Al-Kasam kishin goditur aeroportin "Ben Gurion" në Tel Aviv pak para mbërritjes së sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken në Palestinën e pushtuar.
Stuhia Al-Aksa ka hyrë sot në ditën e 10-të, ndërkohë që regjimi sionist është plotësisht i dëshpëruar përballë luftëtarëve të rezistencës palestineze dhe vazhdon të bombardojë vetëm zonat e banuara, spitalet dhe xhamitë në Gaza.