Vriten dy funksionarë palestinezë në Rripin e Gazës
Një burim informativ ka njoftuar për vrasjen e dy funksionarëve palestinezë nga sulmet çnjerëzore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës.
Sipas agjencisë së lajmeve Mena, Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) përmes një komunikate ka njoftuar se Tisir Ibrahim, kreu i sistemit gjyqësor të kësaj lëvizjeje dhe familja e tij janë vrarë si pasojë e bombardimeve çnjerëzore të regjimit pushtues izraelit ndaj Rripit të Gazës.
Gjithashtu, Fuad Abu Batihan, drejtor i Bordit të Kalimeve dhe Kufijve të Ministrisë së Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Autoritetit Palestinez, është vrarë në Rripin e Gazës së bashku me një numër familjarësh të tij në një sulm ajror nga regjimi sionist.
Në kundërpërgjigje të krimeve të sionistëve, forcat palestineze të rezistencës kanë nisur nga e shtuna e 7 tetorit një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.
Disfata katastrofike e sionistëve, vrasja e më shumë se 1500 sionistëve dhe humbja e disa kolonive sioniste dhe qendrave ushtarake, ka bërë që krerët e këtij regjimi të vënë në shënjestër të vazhdueshëm civilët dhe popullatën e pafajshëm në Rripin e Gazës gjatë ditëve të fundit dhe të kryejnë krime lufte duke e rrethuar këtë rajon.