Vritet gazetari i 12-të palestinezë në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149952-vritet_gazetari_i_12_të_palestinezë_në_rripin_e_gazës
Burimet e informimit kanë njoftuar për vrasjen e gazetarit të 12-të palestinezë si pasojë e bombardimit të shtëpisë së tij në veri të Rripit të Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 17, 2023 17:39 Europe/Tirane
  • Vritet gazetari i 12-të palestinezë në Rripin e Gazës

Burimet e informimit kanë njoftuar për vrasjen e gazetarit të 12-të palestinezë si pasojë e bombardimit të shtëpisë së tij në veri të Rripit të Gazës.

Sipas kanalit televiziv palestinez Al-Youm, Muhamed Baalosheh, një reporter i këtij kanali, është vrarë mëngjesin e sotëm (e martë) si pasojë e bombardimit të shtëpisë së tij në lagjen Al-Saftavi në veri të Rripit të Gazës nga ushtria e regjimit sionist.

Sipas këtij burimi, duke përfshirë këtë dëshmor, numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës ka arritur në 12 persona dhe numri i gazetarëve të plagosur ka shkuar në mbi 20 persona.

Shoqata e Gazetarëve Palestinez njoftoi gjithashtu se në këto luftime të fundit janë zhdukur edhe dy gazetarë dhe u shkatërruan 50 institucione mediatike.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza njoftoi në statistikat e saj të fundit se numri i civilëve të vrarë gjatë bombardimeve të vazhdueshme të regjimit sionist ka arritur në 2873 palestinezë dhe mbi 12000 të tjerë janë plagosur. Numri i civilëve palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor ka arritur në 58 persona.

Në kundërpërgjigje të krimeve të sionistëve, forcat palestineze të rezistencës kanë nisur nga e shtuna e 7 tetorit një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.

Disfata katastrofike e sionistëve, vrasja e më shumë se 1500 sionistëve dhe humbja e disa kolonive sioniste dhe qendrave ushtarake, ka bërë që krerët e këtij regjimi të vënë në shënjestër të vazhdueshëm civilët dhe popullatën e pafajshëm në Rripin e Gazës gjatë ditëve të fundit dhe të kryejnë krime lufte duke e rrethuar këtë rajon.