"Yediot Aharonot": Amerika po udhëheq luftën në vend të Izraelit
Gazeta izraelite "Yediot Aharanot" duke theksuar se mbështetja amerikane për pushtuesit "do të ketë çmimin e saj", ka shkruar: "Lufta aktuale drejtohet nga Uashingtoni dhe në përputhje me interesat e këtij shteti".
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gazeta izraelite "Yediot Aharonot" pohoi në një raport të martën, më 17 tetor, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës "në vend të Izraelit, po marrin udhëheqjen e luftës aktuale bazuar në interesat e tyre në rajon."
Sipas raportimit të faqes së rrjetit "Al-Mayadeen" dhe sipas kësaj gazete izraelite, mbërritja e aeroplanmbajtëses amerikane, ndërhyrja e Anthony Blinken, sekretarit amerikan të shtetit, dhe deklaratat e Joe Biden presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe udhëtimi i tij i pritshëm në territoret e pushtuara; janë gjëra që tregojnë mbështetje të afërt të Uashingtonit ndaj Tel Avivit. Sigurisht se “kjo mbështetje ka një kosto”.
Duke theksuar se faza aktuale është "faza e veprimeve diplomatike", gazeta izraelite "Yediot Aharanot" ia atribuoi "shtyrjen e agresionit ushtarak tokësor ndaj Rripit të Gazës, udhëtimit të presidentit amerikan Joe Biden në Tel Aviv dhe theksoi se kjo ofensive nuk do të ndodhë "gjatë pranisë së Biden në Tel Avivi".
Lidhur me njoftimin e Shtëpisë së Bardhë se Joe Biden do të udhëtojë në Tel Aviv nesër, e mërkurë, 18 tetor, gazeta izraelite "Yediot Aharonot" shkroi: "Ardhja e tij "mund të përcaktojë kufijtë e zonës së luftës".
Në kundërpërgjigje të krimeve të sionistëve, forcat palestineze të rezistencës kanë nisur nga e shtuna e 7 tetorit një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.
Disfata katastrofike e sionistëve, vrasja e më shumë se 1500 sionistëve dhe humbja e disa kolonive sioniste dhe qendrave ushtarake, ka bërë që krerët e këtij regjimi të vënë në shënjestër të vazhdueshëm civilët dhe popullatën e pafajshëm në Rripin e Gazës gjatë ditëve të fundit dhe të kryejnë krime lufte duke e rrethuar këtë rajon.