Numri i të civilëve të vrarë palestinezë shkon në 3300 persona
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se numri i viktimave nga sulmet barbare të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës ka shkuar në 3300 persona dhe numri i të plagosurve ka arritur në 13 mijë persona.
Kanali Al-Jazeera njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës sot (të mërkurën më 18 tetor) ka publikuar statistikat më të fundit të viktimave civile të shkaktuar nga agresioni ushtarak dhe bombardimet e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës.
Në bazë të këtij raporti, në sulmet e regjimit kriminel sionist kundër Rripit të Gazës deri sot në mëngjes janë vrarë mbi 3300 civilë palestinezë dhe mbi 13 mijë të tjerë janë plagosur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar për mungesën serioze të medikamenteve dhe vështirësitë e transferimit të personave të plagosur në spitale, si dhe për mungesë të ekipeve për të shpëtuar personat të cilët kanë mbetur akoma nën gërmadha. Ai ka theksuar: "Ndërprerja e energjisë elektrike, ujit dhe situata tejet kritike e krijuar në rrjetin e kanalizimit kanë ngritur rreziqet për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse".
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka kërkuar nga organizatat ndërkombëtare që të zbatojnë detyrat e veta për ndaljen e sulmeve dhe agresionit ushtarak barbar të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor.
Pas fillimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa" nga lëvizja e rezistencës palestineze Hamas kundër regjimit terrorist sionist më 7 tetor, kabineti i regjimit pushtues sionist vendosi një rrethim të gjithanshëm dhe pengoi hyrjen e ushqimeve, ilaçeve dhe energjisë elektrike, karburant dhe madje edhe ujit në Rripin e Gazës, duke urdhëruar fillimin e sulmeve kundër këtij rajoni dhe në krimin e saj të fundit, mbrëmë (e martë) ushtria e regjimit kriminel sionist bombardoi spitalin "Al-Mu'amedani" dhe sipas statistikave zyrtare, mbi 1000 palestinezë janë vrarë.