Makina vrasëse e Izraelit krijon Holokaustin e vërtetë në Gaza
(last modified Wed, 18 Oct 2023 18:51:25 GMT )
Tetor 18, 2023 20:51 Europe/Tirane
  • Makina vrasëse e Izraelit krijon Holokaustin e vërtetë në Gaza

Mbrëmë, në një krim të paprecedentë, regjimi sionist ka bombarduar spitalin "Al-Mu'amedani" në Rripin e Gazës me një bombë prej një tonësh, e cila la rreth një mijë personave të vrarë dhe qindra të plagosur, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra.

Krimi i kryer nga regjimi sionist është holokausti i vërtetë! Është një shembull i gjenocidit të vërtetë. Gazeta amerikane "Wall Street Journal" njoftoi se bomba që sulmoi spitalin "Al-Mu'amedani" në Gaza ishte bomba amerikane MK-84, e cila peshon rreth një ton dhe ka një fuqi shumë të lartë shkatërruese. Përdorimi i së njëjtës bombë amerikane prej 1000 tonësh e bëri numrin e viktimave të spitalit "Al-Mu'amedani" katër herë më shumë se krimi i sionistëve në Dejr Jassin i kryer në vitin 1948.

Bomba MK-84

Disa pika të rëndësishme analitike rreth krimit të sionistëve në bombardimin e spitalit "Al-Mu'amedani" në Gaza:

Regjimi sionist bombardoi spitalin "Al-Mu'amedani" në Gaza në kohën kur e kuptoi se në këtë spital kishte shumë pacientë të sëmurë dhe të plagosur. Regjimi sionist qëllimisht e bombardoi këtë spital për të kompensuar disfatën e madhe të pësuar nga operacioni Stuhia al-Aksa, por krimi i kryer me bombardimin e spitalit "Al-Mu'amedani" dëshmoi fytyrën çnjerëzore dhe terroriste të regjimit sionist për të gjithë opinionin publik në botë. Krimi i kryer në spitalin "Al-Mu'amedani" konfirmoi dështimin e taktikave shtypëse të regjimit pushtues izraelit dhe dëshmoi edhe një herë se ky regjim është regjimi më i keq dhe më kriminal në sistemin botëror.

Fotografitë e trupave të copëtuar të viktimave të këtij krimi, veçanërisht të fëmijëve, tregojnë se në thelb të drejtat e njeriut nuk kanë asnjë kuptim për Perëndimin. Ky krim u krye në të njëjtën kohë me praninë e kancelarit gjerman në Tel Aviv dhe në të njëjtën kohë me vizitën e presidentit amerikan Joe Biden në territoret e pushtuara. Me fjalë të tjera, ky krim i sionistëve është kryer me mbështetjen e Perëndimit.

Nga pikëpamja e shteteve perëndimore, lufta, ashtu si terrorizmi, ka aspekte të mira dhe të këqija. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është e keqe nga pikëpamja e Perëndimit, por lufta e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës është e mirë. Kjo është logjika e fuqive dhe e të drejtave të njeriut perëndimore. Madje dje, Amerika, Anglia dhe Franca vendosën veton ndaj rezolutës së propozuar në Këshillin e Sigurimit të OKB për të ndaluar luftën dhe jo për të dënuar Izraelin.

Shtetet islame nëse nuk ndërmarrin një reagim serioz dhe të prerë kundër krimit të kryer ndaj spitalit "Al-Mu'amedani", do të jenë humbësit e mëdhenj të kësaj lufte dhe të këtij krimi. Popujt e vendeve myslimanë janë të zemëruar dhe demonstrata spontane në mbështetje të Palestinës janë mbajtur në shumicën e vendeve islame dhe ende po vazhdojnë. Duke ditur rolin e Amerikës në këtë krim çnjerëzor, populli i Libanit mbajti një demonstratë të gjerë para ambasadës amerikane. Populli Jordanisë i vunë zjarrin ambasadës së regjimit sionist në Aman. Në Katar, një demonstratë anti-amerikane dhe anti-izraelite u mbajt para ambasadës Amerikane në dënimin e bombardimit të spitalit "Al-Mu'amedani" në Gaza dhe ishte një demonstrim unik në mënyrën e vet, sepse nuk ka pasur kurrë një demonstratë spontane gjatë natës përpara ambasadës amerikane në Katar. Demonstrata të mëdha po zhvillohen edhe në vende të tjera myslimane dhe jomyslimane. Tani është radha e shteteve islame dhe e qeverive të tyre të ndërmarrin veprim serioz. Takimi i sotëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Xhedah të Arabisë Saudite është një mundësi e mirë për të reaguar me vendosmëri ndaj krimit të regjimit sionist.

Pika e fundit është; kjo që krimi i regjimit sionist i kryer me bombardimin e spitalit "Al-Mu'amedani" ndryshon skenën e luftës në Rripin e Gazës dhe gjaku i më shumë se 1000 martirëve, veçanërisht fëmijëve palestinezë, do të përfshirë edhe vetë sionistët.