Me dhjetëra palestinezë martirizohen në sulmet sioniste në Gaza
Burimet palestineze bëjnë të ditur se me dhjetëra persona ranë dëshmorë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet e mëngjesit të ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës.
Agjencia e lajmeve “Shahab” shkruan: Avionët luftarak të regjimit sionist kanë rifilluar edhe një herë sulmet brutale në Rripin e Gazës nga perëndimi, jugu dhe lindja e këtij rajoni. Një numër i madh palestinezësh janë martirizuar dhe plagosur si pasojë e bombardimeve të një zone në afërsi të spitalit Al-Kods në zonën Tel El Haëi në perëndim të Gazës. Kanali Al Jazeera gjithashtu raportoi se 4 palestinezë u martirizuan dhe 9 persona u plagosën pasi sionistët terroristë sulmuan një shtëpi në Rafah, që ndodhet në jug të Gazës. Në zonën Shaja'iyeh që ndodhet në lindje të Rripit të Gazës, avionët e regjimit fëmijëvrasës sionist bombarduan një shtëpi, si pasojë e së cilës 2 persona kanë mbetur dëshmorë. Thuhet se vetëm në orën e fundit në zonën e Rafahut janë martirizuar më shumë se 30 palestinezë. Pas fillimit të operacionit Stuhia Al-Aksa nga lëvizja e rezistencës Hamas kundër regjimit terrorist sionist, që rezultoi me vdekjen e të paktën 1800 sionistëve dhe plagosjen e 4400 prej tyre, kabineti i regjimit pushtues të Kodsit nxori urdhër për të filluar sulmet në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës. Yoav Galant, Ministri i Luftës i Tel Avivit, urdhëroi një bllokadë të plotë kundër Rripit të Gazës, duke ndaluar hyrjen e çdo ushqimi, ilaçi, karburanti, energjie elektrike dhe madje edhe uji në rajon.