Regjimi sionist vazhdon të bombardojë qendrat e shërbimeve publike në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150070-regjimi_sionist_vazhdon_të_bombardojë_qendrat_e_shërbimeve_publike_në_gaza
Qeveria e administrimit të Gazës ka njoftuar se regjimi pushtues sionist po ndjek metodën djallëzore për bombardimin me qëllim të qendrave të shërbimeve publike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 19, 2023 14:40 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist vazhdon të bombardojë qendrat e shërbimeve publike në Gaza

Qeveria e administrimit të Gazës ka njoftuar se regjimi pushtues sionist po ndjek metodën djallëzore për bombardimin me qëllim të qendrave të shërbimeve publike.

Forcat e rezistencës së Palestinës në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist, që nga data 7 tetori 2023, kanë filluar një operacion gjithëpërfshirës dhe të pa precedent të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.

Disfata që pësoi regjimi sionist dhe sidomos strukturat ushtarake izraelite gjatë këtij operacioni e futi në një krizë të thellë Tel Avivin dhe krerët izraelit filluan bombardimin e popullatës civile në Rripin e Gazës ku si pasojë vranë dhe plagosen me mijëra civilë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë duke kryer krime lufte.

Sipas rrjetit Al-Mayadeen, zyra për informim e qeverisë së Gazës njoftoi: "Sionistët bombarduan qëllimisht qendrat e shërbimit publik, veçanërisht furrat e bukës, për shkak të pranisë së dhjetëra palestinezëve para tyre".

Duket se përveç spitaleve, shkollave, qendrave të shërbimit civil dhe zjarrfikësve, avionët luftarakë të regjimit sionist kanë shtuar në listën e objektivave të tyre edhe furrat e bukës në Rripin e Gazës.

Në një lajm tjetër nga Palestina, Jamila Al-Shanti, anëtare e zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe gruaja e dëshmorit Abdul Aziz Rantisi, një prej themeluesve të kësaj lëvizjeje, është vrarë mbrëmë në sulmin ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Një orë më parë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës raportoi: "3 spitale në Rripin e Gazës janë mbyllur plotësisht dhe nuk janë më në gjendje të ofrojnë shërbime mjekësore".

Kjo ministri ka theksuar: "Edhe 25 spitale të tjera gjithashtu janë dëmtuar gjatë sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës".

Të paktën 3,785 civilë palestinezë janë vrarë dhe mbi 13,000 janë plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rripit të Gazës nga regjimi sionist, i cili ka 13 ditë.