Sulme me dronë dhe raketa kundër dy bazave amerikane në Siri
Kanali i lajmeve Al-Mayadeen njoftoi për sulme me dronë dhe raketa në dy bazat amerikane në rajonin Al-Tanef dhe Koniko në Siri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kanali informativ Al-Mayadeen, duke cituar burimet e tij, njoftoi se baza amerikane në Al-Tanef që ndodhet në trekëndëshin kufitar të Sirisë, Irakut dhe Jordanisë është sulmuar me tre dronë.
Këto burime shtuan se dronët kanë arritur të fluturonin mbi bazën ushtarake amerikane dhe ta godisnin atë. Nuk ka informacione për sasinë e dëmeve.
Këto burime raportuan gjithashtu se dy raketa goditën bazën amerikane në Koniko, që ndodhet në veri të Dejrul-Zur të Sirisë.
Sipas burimeve të kanalit informativ Al-Mayadeen, baza ushtarake amerikane në Koniko është vendos në gjendje gatishmërie dhe mbi qiellin e këtij rajoni kanë fluturuar avionë dhe helikopterë ushtarakë.
Kjo është në kohën kur forcat e Rezistencës Islamike të Irakut ditën e kaluar me anë të një deklarate, morën përgjegjësinë për sulmin e kryer ndaj dy bazave amerikane "Ajnul-Asad" në provincën Anbar dhe "Al-Harir" në Arbil të rajonit të Kurdistanit të Irakut.