Rezistenca palestineze sulmon me raketa koloninë sioniste Askelon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150076-rezistenca_palestineze_sulmon_me_raketa_koloninë_sioniste_askelon
Brigadat Ezudin Al-Kasam kanë sulmuar me raketa qendrat e ushtrisë sioniste në koloninë sioniste Askelon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 19, 2023 15:24 Europe/Tirane
  • Rezistenca palestineze sulmon me raketa koloninë sioniste Askelon

Brigadat Ezudin Al-Kasam kanë sulmuar me raketa qendrat e ushtrisë sioniste në koloninë sioniste Askelon.

Forcat e rezistencës së Palestinës në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist, që nga data 7 tetori 2023, kanë filluar një operacion gjithëpërfshirës dhe të pa precedent të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.

Disfata që pësoi regjimi sionist dhe sidomos strukturat ushtarake izraelite gjatë këtij operacioni e futi në një krizë të thellë Tel Avivin dhe krerët izraelit filluan bombardimin e popullatës civile në Rripin e Gazës ku si pasojë vranë dhe plagosen me mijëra civilë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë duke kryer krime lufte.

Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se Brigadat Ezedin Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) njoftuan se kanë sulmuar me raketa dhe predha të ndryshme pozicione ushtarake në koloninë sioniste të Askelon në afërsi të Rripit të Gazës.

Sipas këtij raporti, Brigadat "Saraja Al-Kuds", dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës, kanë sulmuar me mortaja qendrën e grumbullimit të ushtarëve sionistë pranë zonës "Bavabeh al-Sarixh" në lindje të Khan Junes.

Organizata qeveritare informative në Rripin e Gazës njoftoi gjithashtu se Xhihad Mohsin, komandanti i forcave të sigurisë së brendshme në Rripin e Gazës dhe familja e tij janë vrarë në sulmin ajror të regjimit sionist në lagjen e Shejkh Al-Ridwan në Rripin e Gazës.

Avionët luftarakë të regjimit pushtues sionist kanë bombarduar gjithashtu shtëpi banimi palestineze në lagjen "Al-Shoxha'ija" në lindje të Gazës.

Të paktën 3,785 civilë palestinezë janë vrarë dhe mbi 13,000 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i pushtimit të Rripit të Gazës nga regjimi sionist, i cili ka 13 ditë.