Holokausti i vërtetë nga makina vrasëse e regjimit sionist kundër Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150094-holokausti_i_vërtetë_nga_makina_vrasëse_e_regjimit_sionist_kundër_gazës
Ditë më parë, në një krim të rrallë, regjimi sionist vuri në shënjestër Spitalin Al-Mu'amdani në Rripin e Gazës me një bombë prej një ton, e cila la rreth një mijë e njëqind dëshmorë dhe qindra të plagosur, ku shumica e dëshmorëve dhe të plagosurve ishin fëmijë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 20, 2023 11:28 Europe/Tirane
  • Holokausti i vërtetë nga makina vrasëse e regjimit sionist kundër Gazës

Ditë më parë, në një krim të rrallë, regjimi sionist vuri në shënjestër Spitalin Al-Mu'amdani në Rripin e Gazës me një bombë prej një ton, e cila la rreth një mijë e njëqind dëshmorë dhe qindra të plagosur, ku shumica e dëshmorëve dhe të plagosurve ishin fëmijë.

Krimi i kryer nga regjimi sionist është holokausti i vërtetë. Është një shembull i gjenocidit. Gazeta amerikane Wall Street Journal njoftoi se bomba që sulmoi spitalin Al-Mu'amdani në Gaza ishte bomba amerikane MK-84, e cila peshon rreth një ton dhe ka një fuqi shumë të lartë shkatërruese.  Përdorimi i bombës amerikane prej 1000 tonësh, numrin e viktimave në spitalin Al-Mu'amdani e ngriti më shumë se katër herë se ai krimit në Deir Yassin në 1948. Disa pika të rëndësishme analitike rreth krimit të sionistëve në bombardimin e spitalit Al-Mu'amdani në Gaza:  Regjimi sionist bombardoi spitalin al-Mu'amdani në Gaza kur e kuptoi se në këtë spital kishte shumë pacientë të sëmurë dhe të plagosur. Regjimi sionist qëllimisht shënjestroi këtë spital për të kompensuar disfatën e madhe në përballje me Stuhinë al-Aksa, por krimi në Al-Mu'amdani dëshmoi fytyrën çnjerëzore dhe terroriste të regjimit sionist për opinionin publik në botë. Krimi në Al-Mu'amdani konfirmoi dështimin e taktikave shtypëse të regjimit pushtues të Kodsit dhe dëshmoi edhe një herë se ky regjim është regjimi më i keq dhe më kriminal në sistemin botëror.  Fotografitë e trupave të copëtuar të viktimave të këtij krimi, veçanërisht të fëmijëve, tregojnë se për Perëndimin në thelb të drejtat e njeriut nuk kanë asnjë kuptim. Ky krim u krye në të njëjtën kohë me praninë e kancelarit gjerman në Tel Aviv dhe udhëtimin e Biden në territoret e pushtuara. Me fjalë të tjera, krimi i sionistëve kryhet me mbështetjen e Perëndimit.  Nga pikëpamja perëndimore, lufta, ashtu si terrorizmi, ka aspekte të mira dhe të këqija. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është e keqe nga pikëpamja e Perëndimit, por lufta e regjimit sionist kundër Gazës është e mirë. Kjo është logjika e pushtetit perëndimor dhe e të drejtave të njeriut. Madje dje, Amerika, Anglia dhe Franca vendosën veton ndaj rezolutës së propozuar në Këshillin e Sigurimit për të ndaluar luftën dhe jo për të dënuar Izraelin. Qeveritë islame janë humbësit e mëdhenj të kësaj lufte dhe ato duhet të ndërmarrin një reagim serioz dhe të vendosur kundër krimeve që po kryhen ndaj myslimanëve.  Kombet islame janë të zemëruar dhe demonstrata spontane në mbështetje të Palestinës janë mbajtur në shumicën e vendeve islame dhe ende po mbahen. Duke ditur rolin e Amerikës në këtë krim, populli i Libanit mbajti një demonstratë para ambasadës amerikane.  Jordanezët i vunë zjarrin ambasadës sioniste në Aman.  Në Katar, një demonstratë anti-amerikane dhe anti-izraelite u mbajt para ambasadës amerikane për të dënuar bombardimin e spitalit al-Mu'amdani në Gaza. Demonstrata të mëdha ka patur edhe në vende të tjera islamike.   Tani është radha e shteteve islame.   Takimi i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Jeddah është një mundësi e mirë për të reaguar me vendosmëri ndaj krimit të regjimit sionist.