Sionistët sulmojnë një kishë ortodokse në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150106-sionistët_sulmojnë_një_kishë_ortodokse_në_gaza
Pas sulmit në spitalin Al-Mu'amdani në qytetin e Gazës, sionistët në një tjetër krim, kësaj radhe sulmuan një nga ndërtesat e kishës ortodokse në këtë qytet dhe gjatë atij sulmi, një numër personash mbetën të martirizuar dhe të plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmojnë një kishë ortodokse në Gaza

Pas sulmit në spitalin Al-Mu'amdani në qytetin e Gazës, sionistët në një tjetër krim, kësaj radhe sulmuan një nga ndërtesat e kishës ortodokse në këtë qytet dhe gjatë atij sulmi, një numër personash mbetën të martirizuar dhe të plagosur.

Krimet e regjimit sionist ditët e fundit arritën kulmin dhe të martën në mbrëmje me qindra palestinezë u vunë në shënjestër të sionistëve në spitalin Al-Mu'amdani në qendër të Gazës.  Në këtë krim, qindra palestinezë të pafajshëm, shumë prej të cilëve ishin gra dhe fëmijë, ranë dëshmorë.  Para këtij krimi dhe ditëve të kaluara, sionistët kishin martirizuar më shumë se tre mijë palestinezë.  Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme palestineze në Gaza e cila ka shtuar se si pasojë e këtij bombardimi është shembur ndërtesa e kishës ortodokse në Gaza.  Në një bisedë me rrjetin Al-Aksa të lidhur me lëvizjen Hamas, dëshmitarët okularë njoftuan se në bombardimin e kësaj ndërtese që i përket kishës ortodokse në Gaza, pa përmendur numrin e martirëve dhe të plagosurve, më shumë se 200 persona kanë mbetur të bllokuar brenda kësaj ndërtese.  Avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjithashtu 10 kulla banimi në qytetin Al-Zahra në qendër të Rripit të Gazës.