Hanieh paralajmëron: Konfliktet mund të çojnë në një luftë rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150108-hanieh_paralajmëron_konfliktet_mund_të_çojnë_në_një_luftë_rajonale
Ismail Hanieh, kreu i byrosë politike të Hamasit, të enjten tha: Ne i paralajmëruam të gjithë se nëse kjo luftë vazhdon, ajo mund të çojë në një luftë rajonale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Hanieh paralajmëron: Konfliktet mund të çojnë në një luftë rajonale

Ismail Hanieh, kreu i byrosë politike të Hamasit, të enjten tha: Ne i paralajmëruam të gjithë se nëse kjo luftë vazhdon, ajo mund të çojë në një luftë rajonale.

Në përgjigje të krimeve të sionistëve, forcat palestineze të rezistencës nga e shtuna e 7 tetorit kanë nisur një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara..  Humbja katastrofike e sionistëve, vdekja e më shumë se një mijë sionistëve dhe humbja e disa vendbanimeve dhe shtabeve ushtarake, ka bërë që krerët e këtij regjimi të vënë në shënjestër civilët dhe popullin e pafajshëm të Gazës dhe të kryejnë  krime lufte duke e rrethuar këtë qytet.  Sipas IRNA, Hanieh theksoi: "Me masakrën e sotme në kampin Noor Shams, krimet e armikut sionist për të shtypur vullnetin e rezistencës u shtrinë edhe në Bregun Perëndimor dhe Liban ".  Ai tha: Ne i kemi njoftuar të gjithëve se këto krime duhet të dënohen dhe këta vrasës dhe kriminelë do të gjykohen dhe të dënohen në gjykatat ndërkombëtare.  Ai vazhdoi: Qëllimi është që populli i Gazës të zhvendoset  në Egjipt dhe banorët e Bregut Perëndimor në Jordani.  Kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas deklaroi: Ajo që po ndodh në Gaza do të çojë në një luftë rajonale që armiku dhe mbështetësit e tij nuk do të mund ta kontrollojnë.