Hanieh paralajmëron: Konfliktet mund të çojnë në një luftë rajonale
Ismail Hanieh, kreu i byrosë politike të Hamasit, të enjten tha: Ne i paralajmëruam të gjithë se nëse kjo luftë vazhdon, ajo mund të çojë në një luftë rajonale.
Në përgjigje të krimeve të sionistëve, forcat palestineze të rezistencës nga e shtuna e 7 tetorit kanë nisur një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.. Humbja katastrofike e sionistëve, vdekja e më shumë se një mijë sionistëve dhe humbja e disa vendbanimeve dhe shtabeve ushtarake, ka bërë që krerët e këtij regjimi të vënë në shënjestër civilët dhe popullin e pafajshëm të Gazës dhe të kryejnë krime lufte duke e rrethuar këtë qytet. Sipas IRNA, Hanieh theksoi: "Me masakrën e sotme në kampin Noor Shams, krimet e armikut sionist për të shtypur vullnetin e rezistencës u shtrinë edhe në Bregun Perëndimor dhe Liban ". Ai tha: Ne i kemi njoftuar të gjithëve se këto krime duhet të dënohen dhe këta vrasës dhe kriminelë do të gjykohen dhe të dënohen në gjykatat ndërkombëtare. Ai vazhdoi: Qëllimi është që populli i Gazës të zhvendoset në Egjipt dhe banorët e Bregut Perëndimor në Jordani. Kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas deklaroi: Ajo që po ndodh në Gaza do të çojë në një luftë rajonale që armiku dhe mbështetësit e tij nuk do të mund ta kontrollojnë.