Dita e pesëmbëdhjetë e operacionit Stuhia Al-Aksa
Në ditën e 15-të të operacionit Stuhia Al-Aksa, kanë vazhduar bombardimet kundër palestinezëve në Gaza nga avionët luftëtarak të regjimit sionist. Mëngjesin e sotëm në krimin më të ri të këtij regjimi i cili bombardimi një shtëpi banimi në veri të Gazës, 24 persona kanë rënë dëshmorë.
Zyra për media e Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në sulmet e ushtrisë së regjimit sionist në Rripin e Gazës ranë dëshmorë 352 palestinezë, kështu që numri i dëshmorëve në Gaza nga sulmet kriminale arriti në 4137 persona dhe numri i të lënduarve arriti në 13 mijë e 162. Në të njëjtën kohë, Imami i xhamisë Qaba al-Sheikh dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij ranë dëshmor në një nga krimet e fundit të regjimit sionist në qytetin Jabalia, ku pati gjithsej 25 viktima, shumica e dëshmorëve gra dhe fëmijë. Nga ana tjetër, forcat sioniste sulmuan zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan dhe plagosën një numër palestinezësh. Ushtarët sionistë sulmuan kampin Beita, Barqa, Qasra, Yatma dhe Balata në Nablus, qytetin Rantin dhe qytetet Ramallah, Jeriko dhe Al-Bireh, si dhe kampin Aqaba Jabr dhe filluan arrestimet masive të palestinezëve. Ushtria izraelite gjithashtu pranoi vdekjen e një prej ushtarëve të saj në bombardimin e pozicioneve ushtarake të këtij regjimi nga rezistenca islamike e Libanit. Që nga dita e nisjes së operacionit Stuhia Al-Aksa, regjimi sionist pasi pësoi një disfatë të rëndë ka vazhduar sulmet e tij kriminale duke bombarduar zonat e banuara dhe duke vrarë civilë kryesisht gra dhe fëmijë. Regjimi sionit gjithashtu ka zbatuar politikën e krimeve të luftës dhe ndëshkimit në masë, si ndërprerja e ujit dhe elektricitetit për palestinezët në Gaza. Regjimi sionist nuk ka krusyer as bombardimin e spitaleve dhe ambulancave, si dhe ka përdoruar armë të ndaluara, duke përfshirë bomba që përmbajnë fosfor të bardhë.