Zhvendoset më shumë se 60% e popullsisë së Gazës
(last modified Sat, 21 Oct 2023 07:44:33 GMT )
Tetor 21, 2023 09:44 Europe/Tirane
  • Zhvendoset më shumë se 60% e popullsisë së Gazës

Një nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara në një deklaratë njoftoi se më shumë se 60% e popullsisë së Gazës tani është e zhvendosur.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare njoftoi se rreth 1.4 milionë njerëz janë zhvendosur në Gaza dhe më shumë se 544,000 njerëz janë akomoduar në 147 strehimore emergjente të OKB-së. Sipas këtyre statistikave, më shumë se 60% e popullsisë prej 2 milionë banorësh në Rripin e Gazës tani janë të zhvendosur. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin Humanitar ka theksuar se ndërprerja e energjisë elektrike dhe ndalimi i importit të karburantit në Gaza do të ketë efekte shkatërruese në sistemin shëndetësor dhe qasjen në ujë të pijshëm. Në këtë deklaratë thuhet: “Rritja e konsumit të ujit nga burime jo të shëndetshme rrit mundësinë e prekjes nga sëmundjet infektive dhe përhapjen e tyre”. “Më herët, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në një deklaratë paralajmëroi për kushtet e rënda në Rripin e Gazës dhe njoftoi se 12 punonjës të kësaj organizate kanë humbur jetën në ditët e fundit. Pas fillimit të operacionit Stuhia Al-Aksa nga lëvizja e rezistencës Hamas kundër regjimit terrorist sionist, që rezultoi me vdekjen e të paktën 1800 sionistëve dhe plagosjen e 4400 prej tyre, kabineti i regjimit pushtues të Kodsit nxori urdhër për të filluar sulmet masive në Rripin e Gazës. Yoav Galant, Ministri i Luftës i Tel Avivit, urdhëroi një bllokadë të plotë kundër Rripit të Gazës, duke ndaluar hyrjen e çdo ushqimi, ilaçi, karburanti, energjie elektrike dhe madje edhe ujit në rajon.

Tags