Vazhdojnë krimet e regjimit sionist në Gaza/Martirizohen 24 palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150158-vazhdojnë_krimet_e_regjimit_sionist_në_gaza_martirizohen_24_palestinezë
Në vazhdim të krimeve të regjimit sionist në Gaza, avionët luftarak të këtij regjimi kanë vënë në shënjestër një shtëpi banimi në rrugën Al-Massoud në zonën Jabalia, që ndodhet në veri të Gazës, ku mbetën të vrarë 24 palestinezë dhe të plagosur disa të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 21, 2023 06:14 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e regjimit sionist në Gaza/Martirizohen 24 palestinezë

Në vazhdim të krimeve të regjimit sionist në Gaza, avionët luftarak të këtij regjimi kanë vënë në shënjestër një shtëpi banimi në rrugën Al-Massoud në zonën Jabalia, që ndodhet në veri të Gazës, ku mbetën të vrarë 24 palestinezë dhe të plagosur disa të tjerë.

Sulmet ajrore izraelite në veri dhe në qendër të Rripit të Gazës vazhduan edhe të shtunën në mëngjes dhe deri më tani janë martirizuar me dhjetëra palestinezë. Numri i dëshmorëve në Gaza si pasojë e sulmeve të regjimit sionist arriti në 4137 persona, 1661 prej të cilëve fëmijë. Në këto sulme u plagosën edhe 13.162 palestinezë. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i komiteteve palestineze të rezistencës, Abu Muxhahid, të shtunën në mëngjes paralajmëroi se fillimi i operacionit tokësor të regjimit sionist në Gaza nënkupton ndezjen e betejës në disa fronte. Ai tha se Beteja e Stuhisë Al-Aksa është një manifestim i unitetit mes boshtit të rezistencës, duke shtuar se forcat e rezistencës do të befasojnë armikun dhe janë të gatshme për të gjitha skenarët. Burimet e lajmeve gjithashtu raportuan për aktivizimin e sirenës paralajmëruese në Sderot dhe vendbanime të tjera sioniste rreth Gazës. Batalionet Qassam njoftuan se disa raketa goditën qytetin "Sadirot" si dhe vend-grumbullimet e ushtarëve sionistë pranë qytetit "Mafkaim".