352 civilë palestinezë vriten në 24 orët e kaluara
352 civilë palestinezë janë vrarë në 24 orët e kaluara nga sulmet ajrore të regjimit sionist dhe nga kjo shifër, 61 prej tyre janë vrarë në zona të cilat Tel Avivi i ka shpallur ato si zona pa rrezik dhe të përshtatshme për strehimin e civilëve palestinezë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se zyra për informim e qeverisë lokale në Gaza sot (e shtunë) me anë të një deklarate, ka theksuar se 352 civilë palestinezë janë vrarë në 24 orët e kaluara nga sulmet ajrore të regjimit sionist.
Salame Ma'ruf, shefi i zyrës për informim të qeverisë lokale të Hamas në Gaza, ka deklaruar: "61 persona nga këta civilë të vrarë janë vrarë në zonat në jug të Rripit të Gazës që pushtuesit sionistë pretendonin se këto zona janë të sigurta dhe banorët mund të strehohen aty".
Sipas kësaj deklarate, si pasojë e këtyre sulmeve barbare, avionët luftarakë të regjimit sionist me bombardimet e tyre kanë shkatërruar ndërtesat e qytetit Al-Zahra dhe vrasja masive barbare e kryer në kishën ortodokse ishte ndër krimet më të rëndësishme të agresionit të regjimit sionist në 24 orët e kaluara.
Salame Ma'ruf në vazhdim të kësaj deklarate, ka kërkuar hapjen e përhershme të korridorit Rafah në mënyrë të transferohen personat e plagosur jashtë këtij rajoni dhe të hyjnë ndihmat ndërkombëtare për të cilat ka nevojë urgjente popullata civile në Rripin e Gazës.
Ushtria e regjimit pushtues sionist më parë me pretekstin e mbrojtjes së civilëve ka kërkuar nga popullata e Gazës që të shpërngulen nga rajonet veriore të Rripit të Gazës dhe të strehohen në zonat jugore të Rripit të Gazës.
Agjencia e UNRWA e OKB së fundi ka konfirmuar se regjimi sionist ka bombarduar edhe zonat jugore të Rripit të Gazës, zona këto të cilat Tel Avivi u kishte kërkuar banorëve të gazës të strehohen në ato zona.