Al-Sudani: Gaza po përballet me gjenocid
Kryeministri i Irakut tha: Ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid dhe këto janë krime lufte që tregojnë fytyrën e vërtetë të regjimit sionist.
Muhamed Shia al-Sudani, në Konferencën e Paqes Kajro-2023 e cila u mbajt për shqyrtimin e agresionit të regjimit sionist në Gaza dhe uljen e tensionit në Palestinë, tha: Populli palestinez është nën kërcënimin e gjenocidit dhe fjalët nuk mund të përshkruajnë krimet e regjimit sionist në Gaza dhe varrosjen e palestinezëve në shtëpitë e tyre. Al-Sudani ka thënë: Gaza është një tjetër provë e rendit botëror, e cila ka dështuar shumë herë në prova të tilla dhe tani ka ardhur koha t'i jepet fund kësaj vuajtjeje të popullit palestinez. Kryeministri i Irakut deklaroi se veprimet e regjimit sionist janë shkelje e të gjitha ligjeve njerëzore. Ne refuzojmë kategorikisht zhvendosjen e palestinezëve dhe duhet të vendoset një armëpushim sa më shpejt që të jetë e mundur. Kryeministri i Irakut tha: Pikat kufitare duhet të hapen dhe të lejohet hyrja e ndihmave humanitare, në mënyrë që më pas të bëhet shkëmbimi i të burgosurve.