Karvani i tretë me ndihma humanitare hyn në Gaza
(last modified Mon, 23 Oct 2023 17:07:59 GMT )
Tetor 23, 2023 19:07 Europe/Tirane
  • Karvani i tretë me ndihma humanitare hyn në Gaza

Karvani i tretë me ndihma humanitare hyri në Rripin e Gazës përmes korridorit Rafah.

Që nga fillimi i operacionit "Stuhia Al-Aksa" në 17 ditët e fundit, bombardimet e zonave të banuara dhe qendrave të shërbimeve publike nga njëra anë dhe ndalja e ujit, rrymës dhe mungesa e madhe e ushqimit dhe ilaçeve nga ana tjetër, kanë krijuar një situatë shumë kritike për banorët palestinezë të Gazës ndërkohë që institucionet e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se kushtet njerëzore në këtë rajon janë të papërshkrueshme dhe të mjerueshme.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se autokolona e tretë që përmbante ndihma humanitare, duke përfshirë ushqime, furnizime mjekësore dhe qumësht pluhur, hyri në Rripin e Gazës nga Egjipti mesditën e sotme (e hënë).

Sipas këtij raporti, procesi i dërgimit të ndihmave humanitare në Gaza filloi të shtunën e kësaj jave pas përfundimit të mosmarrëveshjeve për inspektimin e ngarkesave dhe sulmit izraelit në vendkalimin Rafah.

Sipas këtij raporti, 20 kamionë me ndihma humanitare kanë mbërritur në Gaza nga Egjipti dhe si rrjedhojë numri i përgjithshëm i kamionëve të dërguar është rritur në 55.

Burimet e informuara raportuan se këto ngarkesa fillimisht u dërguan në vendkalimin "Al-Awja" për inspektim dhe më pas hynë në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, aeroporti Al-Arish i Egjiptit në shkretëtirën e Sinait është bërë qendra e mbledhjes së ndihmave globale që do të dërgohen në Gaza dhe shumë vende po dërgojnë ndihma humanitare në Egjipt.

Karvani i parë që transportonte ushqime dhe ilaçe, duke përfshirë 20 kamionë, hyri në Gaza të shtunën e kaluar, dhe më pas presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, në përgjigje të kritikave për rimbylljen e korridorit Rafah, tha se Kajro nuk e mbylli korridorin kufitar, por se ishin avionët luftarakë izraelitë ata që bombarduan zonën përreth vendkalimit.

Tags