Shpërndarja e armëve midis kolonëve sionistë në prani të Ben Gvir
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150266-shpërndarja_e_armëve_midis_kolonëve_sionistë_në_prani_të_ben_gvir
Regjimi pushtues sionist ka filluar procesin i armatosjes së kolonëve sionistë në kolonitë sioniste në veri të Bregut Perëndimor të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 23, 2023 15:50 Europe/Tirane
  • Shpërndarja e armëve midis kolonëve sionistë në prani të Ben Gvir

Regjimi pushtues sionist ka filluar procesin i armatosjes së kolonëve sionistë në kolonitë sioniste në veri të Bregut Perëndimor të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se sipas burimeve izraelite, “Itmar Ben Gvir, ministri i sigurisë së brendshme të regjimit sionist, ka marrë pjesë në procesin e armatosjes së kolonëve sionistë duke shpërndarë 300 pushkë automatike në kolonitë sioniste në veri të Bregut Perëndimor të Palestinës.

Në të njëjtën kohë me fillimin e operacionit “Stuhia Al-Aksa” nga forcat e rezistencës palestineze, një burim izraelit bëri të ditur se kërkesa për dhënien e licencës për armëmbajtje ka arritur në 100 mijë. Kjo është përkundër faktit se më parë sionistët kishin më pak se 30 mijë kërkesa për lëshimin e licencës për armëmbajtje çdo vit.

Sipas statistikave të publikuara nga autoritetet e regjimit sionist, në tremujorin e parë të vitit 2023 janë dhënë 12 mijë leje për armëmbajtje, që është një rritje prej 280% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pas sulmeve me raketa të lëvizjes Hezbullah të Libanit në veri të Palestinës së pushtuar, sionistët po evakuojnë kolonitë sioniste kufitare nga frika e luftës. Burimet izraelite raportuan se kolonët sionistë po largohen nga kolonitë sioniste fqinje në Liban.

Operacioni "Stuhia Al-Aksa" ka hyrë në ditën e saj të 17-të ndërsa sionistët kanë marrë goditje të rënda nga rezistenca në frontin jugor të territoreve të pushtuara, si kundërpërgjigje po bombardojnë vetëm zonat e banuara me civilë dhe qendra mjekësore të Gazës, ndërsa në frontin verior sionistët janë sulmuar edhe nga luftëtarët e Hezbullahut dhe luftimet po intensifikohen çdo ditë ndërsa pushtuesit sionist po pësojnë humbje në njerëz dhe pajisje ushtarake.