Tunelet nëntokësore të Hamasit: Makthi i forcave izraelite
Ekspertët ushtarakë thonë se tunelet e mëdha nëntokësore të Hamasit janë një makth për forcat izraelite dhe sapo ata të futen në nëntokë, shumë nga "teknologjitë e avancuara" që regjimi sionist ka, do të bëhen të paefektshme.
Nëse Izraeli nis një operacion tokësor në ditët në vijim, forcat e tij do të duhet të përballen me një labirint tunelesh të Hamasit që janë ndërtuar nën Rripin e Gazës. Tunelet, të cilat Izraeli i quan "metroja e Gazës", janë shumë efikase për Hamasin si në aspektin sulmues ashtu edhe në atë mbrojtës. Forcat e Hamasit i përdorin këto tunele për tregti, ruajtjen e armëve dhe arratisjen nga forcat izraelite. Këto tunele i bëjnë edhe më të vështira dhe të rënda luftimet në një mjedis të dendur urban. Një zëdhënës i Hamasit tha se tunelet do ta komplikonin operacionin e pritshëm të Izraelit, ndërkohë që disa nga pengjet e sulmit të 7 tetorit në Izrael, mbahen në këto tunele. NBC Neës shkruan: Syzet normale të shikimit gjatë natës nuk funksionojnë nën tokë, komunikimi i forcave izraelite nën tokë është shumë i kufizuar dhe ata duhet të mbajnë kapsula dhe maska oksigjeni dhe maska mbrojtëse kimike. Ekspertët thonë se ushtarët që hyjnë në tunele çorientohen shumë shpejt dhe rrugët e kalimit bëhen aq të ngushta saqë është pothuajse e pamundur të ndryshohet drejtimi i lëvizjes. Gjithashtu, në këto tunele janë formuar kazerma që janë përtej imagjinatës së shërbimeve të avancuara të inteligjencës izraelite, duke i bërë forcat e Hamasit të pakapshëm nga forcat ajrore të Izraelit. Hamasi përdor këto objekte nëntokësore për të mbledhur dhe ruajtur pjesë të arsenalit të tij të madh të raketave dhe pikave të lëshimit të tyre. Nuk është e qartë saktësisht se sa të gjera janë këto tunele, por ekspertët thonë se këto tunele gjatë dy dekadave të fundit janë bërë shumë të ndërlikuara dhe disa prej tyre janë pajisur me energji elektrike, ndriçim dhe linja transporti. Pasi regjimi sionist njoftoi se do të nisë një sulm tokësor në Gaza në përgjigje të "operacionit Stuhia Al-Aksa", aleatët e Tel Avivit kanë paralajmëruar se ajo që në të vërtetë do të fillojë është një betejë "nëntokësore" dhe jo në tokë, ku askush përveç Hamasit nuk e di se çfarë fshihet në katin e poshtëm të nëntokës! Lloyd Austin”, sekretari amerikan i mbrojtjes, ka thënë: Një sulm tokësor në Gaza mund të jetë shumë i vështirë për shkak të tuneleve të ndërtuara nga Hamasi. Ekspertët thonë se ky sulm do të jetë një moçal i ri për sionistët. Stuhia Al-Aksa ka hyrë në ditën e saj të 17-të, ndërsa bombarduesit sionistë vazhdojnë të bombardojnë pa ndërprerje zonat e banuara dhe objektet mjekësore të Gazës, por deri më tani ushtria sioniste nuk ka mundur të hyjë në Gaza, sepse ata e dinë shumë mirë se duke hyrë në Gaza do të thotë të hysh në pritë dhe në kënetë, nga e cila nuk është e mundur të dalësh lehtë.