Shtohet numri i civilëve të vrarë palestinezë në mbi 5500 persona
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150308-shtohet_numri_i_civilëve_të_vrarë_palestinezë_në_mbi_5500_persona
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza ka njoftuar për rritjen e numrit të civilëve të vrarë palestinezë në Gaza duke shkuar në mbi 5500 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2023 11:12 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i civilëve të vrarë palestinezë në mbi 5500 persona

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza ka njoftuar për rritjen e numrit të civilëve të vrarë palestinezë në Gaza duke shkuar në mbi 5500 persona.

Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza njoftoi në një raport të martën se që nga 7 tetori, nga agresioni i regjimit sionist kundër Rripit të Gazës janë vrarë mbi 5500 civilë palestinezë dhe janë plagosur rreth 17000 persona.

Sipas këtij raporti, si pasojë e sulmeve të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, funksionimi i 12 spitaleve dhe 32 qendrave shëndetësore në Rripin e Gazës është ndërprerë për shkak të përfundimit të karburantit të nevojshëm për funksionimin e gjeneratorëve të spitaleve.

Në vazhdim të raportit të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, duke theksuar se në të gjithë Rripin e Gazës janë 24 spitale, në situatën aktuale, shumica e spitaleve në Gaza funksionojnë duke përdorur sasinë e fundit të mbetur të karburantit dhe operacionet mund të ndalojnë në çdo moment.

Në këtë raport Ministria e Shëndetësisë e Palestinës gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e rihapjes së vendkalimeve në Gaza për të sjellë karburantin e nevojshëm për spitalet, përndryshe do të jetë shumë më e vështirë ofrimi i shërbimeve për të sëmurët dhe të lënduarit në Gaza.

Ushtria sioniste gjithashtu pranoi krimet e saj kundër civilëve palestinezë në Gaza dhe njoftoi se ka sulmuar 400 pika në zonë në 24 orët e fundit.