Rezistenca palestineze sulmon me raketa Tel Avivin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150314-rezistenca_palestineze_sulmon_me_raketa_tel_avivin
Burimet mediatike kanë njoftuar pasdite sot për një valë të re të sulmeve raketore të rezistencës palestineze kundër Tel Avivit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2023 12:36 Europe/Tirane
  • Rezistenca palestineze sulmon me raketa Tel Avivin

Burimet mediatike kanë njoftuar pasdite sot për një valë të re të sulmeve raketore të rezistencës palestineze kundër Tel Avivit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat palestineze kanë njoftuar se Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), sot pasdite kanë kryer sulme raketore kundër Tel Avivit, si kundërpërgjigje për krimet e regjimit sionist që po kryen në Gaza.

Në këtë kuadër, mediat izraelite kanë deklaruar se një numër i konsiderueshëm i raketave janë lëshuar nga Rripi i Gazës në drejtim të Tel Avivit dhe kolonive sioniste rreth Rripit të Gazës.

Ushtria e regjimit sionist në lidhje me këtë ka deklaruar se sirenat e alarmit janë ngritur në qendër të Tel Avivit dhe në rajonin Ra'sul-Ajn në verilindje të këtij qyteti.

Ushtria izraelite në vazhdim ka thënë se në valën e re të sulmeve raketore të rezistencës palestineze, është goditur qendra e Tel Avivit dhe kolonitë sioniste në veri, jug dhe në lindje të këtij qyteti.

Këto sulme janë kryer në kundërpërgjigje të krimeve të vazhdueshme të ushtrisë së regjimit sionist kundër civilëve në Rripin e Gazës.

Beteja "Stuhia Al-Aksa" ka hyrë në ditën e 18-të të saj në kohën kur avionët luftarakë të regjimit sionist po bombardojnë pa ndërprerë rajonet me popullatë civile dhe qendrat shëndetësore në Rripin e Gazës, mirëpo deri më tani forcat e ushtrisë pushtuese sioniste nuk kanë mundur të hyjnë në Rripin e Gazës.