Gaza: Nuk kemi marrë asnjë kokërr medikamenti nëpërmjet ndihmave humanitare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150316-gaza_nuk_kemi_marrë_asnjë_kokërr_medikamenti_nëpërmjet_ndihmave_humanitare
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Rripin e Gazës duke theksuar se deri më tani nuk kemi marrë në dorëzim asnjë prej ndihmave humanitare të dërguar për Rripin e Gazës, kanë njoftuar për ndërprerjen e funksionimit edhe të 8 spitaleve dhe qendrave shëndetësore të tjera si pasojë e vazhdimit të sulmeve dhe bombardimeve çnjerëzore të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2023 12:55 Europe/Tirane
  • Gaza: Nuk kemi marrë asnjë kokërr medikamenti nëpërmjet ndihmave humanitare

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Rripin e Gazës duke theksuar se deri më tani nuk kemi marrë në dorëzim asnjë prej ndihmave humanitare të dërguar për Rripin e Gazës, kanë njoftuar për ndërprerjen e funksionimit edhe të 8 spitaleve dhe qendrave shëndetësore të tjera si pasojë e vazhdimit të sulmeve dhe bombardimeve çnjerëzore të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Munir Al-Barash, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza sot, e martë, gjatë një interviste me gazetarin e kanalit televiziv Al-Mayadeen, theksoi: "Deri në këtë moment, ne nuk kemi marrë as edhe një pilulë nga ndihmat humanitare që po flitej se kanë hyr në Rripin e Gazës".

Sipas raportit të Al-Mayadeen, Al-Barash shtoi: "Këto ndihma fillimisht do të hyjnë në vendkalimin Rafah dhe më pas do të transferohen në vendkalimin Kafr Abu Salem ku inspektohet nga ushtarët e regjimit pushtues sionist dhe pastaj kthehen përsëri në Rafah para shpërndarjes".

Në një pjesë tjetër të bisedës me gazetarin e Al-Mayadeen, ai deklaroi se ndihmat që po vijnë në Gaza "nuk i plotësojnë as nevojat e domosdoshme" dhe theksoi se më shumë se 29 qendra mjekësore dhe shumë spitale janë jashtë funksionit.

Mbrëmë është ndërprerë plotësisht energjia elektrike e spitalit indonezian që ndodhet në lagjen Bejt Lahia në veri të Rripit të Gazës, gjë që vëzhguesit e kanë cilësuar si një kolaps të plotë.

Drejtori i departamentit për çështje të spitaleve në Gaza gjithashtu në një intervistë për gazetarin e kanalit televiziv Al Jazeera, deklaroi se që nga fillimi i luftës me regjimin sionist dy javë më parë, 8 spitale nga 24 spitale në Rripin e Gazës kanë ndërprerë funksionimin e tyre.

Ndërkohë që mediat raportojnë për mbërritjen e dërgesës së tretë të ndihmave humanitare në Gaza, këto ndihma nuk kanë ndikuar aspak në situatën kritike në Rripin e Gazës dhe vëzhguesit raportojnë se ushtria sioniste me transferimin e këtyre ndihmave në jug të Rripit të Gazës, po përpiqet të detyrojë banorët palestinezë të largohen nga pjesa veriore e Rripit të Gazës.