Numri i civilëve të vrarë në Gaza shkon në 6500 persona
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza ka njoftuar për rritjen e numrit të civilëve palestinezë të vrarë nga sulmet barbare të regjimit sionist në Gaza duke shkuar në 6500 persona.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Shëndetësisë e Palestinës në Gaza njoftoi sot (e mërkurë), në ditën e 19-të të agresionit të gjithanshëm të regjimit pushtues izraelit kundër Rripit të Gazës, se numri i civilëve palestinezë të vrarë është rritur në 6546 persona.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, 2704 prej civilëve të vrarë janë fëmijë. Gjithashtu janë plagosur 17439 persona nga ky agresion i çmendur i regjimit sionist.
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza njoftoi gjithashtu se ushtria e regjimit pushtues sionist ka kryer 44 krime në orët e fundit, dhe gjatë këtyre sulmeve janë vrarë 756 persona civilë, mes të cilëve 344 fëmijë dhe 1142 civilë të tjerë janë plagosur.
Kanë kaluar 19 ditë që nga fillimi i sulmeve barbare të regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës; sulme këto të cilat filluan me operacionin unik "Stuhia Al-Aksa" gjatë të cilit luftëtarët e Brigadave Al-Kasam arritën të hyjnë në të paktën 10 koloni sioniste rreth Rripit të Gazës, gjë që, sipas regjimit izraelit, ka rezultuar në 1500 të vrarë deri më tani. Të paktën 220 persona janë kapur nga Hamasi.
Nga ana tjetër, regjimi sionist, pasi ka marrë një sasi të paparë armësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po bombardon në mënyrë të çmendur dhe pa objektiv të caktuar zonat e banuara në Gaza dhe ka ndërprerë ujin, rrymën dhe karburantin për 2 milionë e dyqind mijë civilë të këtij rajoni.
Sionistët gjithashtu u kanë kërkuar popullatës civile të Gazës veriore, përfshirë stafin e spitalit, të shkojnë në zonat jugore të Rripit të Gazës. Megjithatë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, shumica e sulmeve sioniste janë të përqendruara në pjesën jugore të Gazës, ku qindra mijëra njerëz janë larguar nga pjesa veriore dhe Izraeli e ka shpallur atë "zonë të sigurt". Ministria e Shëndetësisë e Gazës theksoi se 65% e viktimave këtë javë janë nga pjesa jugore e Gazës.