Tetor 25, 2023 17:26 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i gazetarëve të vrarë në Gaza

Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmeve sioniste në këtë rajon ka arritur në 21 persona.

Mediat palestineze raportuan se me vrasjen e gazetarit të kanalit satelitor Al-Aqsa, Saeed Al-Halabi në bombardimin e shtëpisë së tij në kampin Xhabalia në veri të Rripit të Gazës, numri i gazetarëve të vrarë në këtë rajon që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist, ka arritur në 21 persona.

Në një tjetër zhvillim në Palestinë, forcat pushtuese sioniste arrestuan 58 palestinezë në sulmet e mëngjesit të sotëm (e mërkurë) herët në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan.

Sipas këtij raporti, në këto sulme mbetën të martirizuar 5 palestinezë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Kanë kaluar 19 ditë nga nisja e operacionit “Stuhia Al-Aksa” kundër regjimit sionist.

Tags