Brigadat Al-Kasam sulmojnë me raketa edhe në Haifa
Edhe sot kanë vazhduar sulmet me raketa të Brigadave Al-Kasam dhe forcave libaneze të rezistencës kundër sionistëve.
Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka sulmuar me raketa edhe Haifa-n e pushtuar duke lëshuar raketa R160 në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist ndaj popullatës civile të Rripit Gazës.
Sipas këtij raporti, ushtria izraelite pretendoi se një raketë u hodh nga Gaza dhe shpërtheu në qiellin e rajonit Xhebel Al-Karmel pranë Haifas.
Nga ana tjetër, në frontin jugor të Libanit, radioja e regjimit sionist njoftoi për gjuajtjen e një rakete antitank nga Libani në afërsi të Avivimit.
Mediat e regjimit sionist njoftuan gjithashtu mbylljen e shumë rrugëve rreth rajonit Avivim në veri të Palestinës së pushtuar pas një sulmi raketor. Ushtria izraelite njoftoi se një raketë nga Libani goditi një tank në Avivim. Gjithashtu, ushtria izraelite njoftoi sulme artilerie në vendin nga u hodh raketa.