UNICEF: Gjendja e fëmijëve në Gaza është e tmerrshme
“Ne kërkojmë mbrojtjen e spitaleve, hapjen e vendkalimeve të sigurta humanitare në Rripin e Gazës dhe shpërndarjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ndihmave humanitare për civilët”, - tha një zëdhënës i UNICEF-it.
Kanali televiziv Al Jazeera njoftoi se zëdhënësi i UNICEF-it Toby Fricker në lidhje me numrin e madh të fëmijëve të vrarë nga agresioni barbar i regjimit sionist në Rripin e Gazës, deklaroi: "Gjendja e fëmijëve në Gaza është e tmerrshme dhe vrasja e një numri të madh fëmijësh në këtë rajon është çmenduri dhe katastrofike".
Fricker shtoi: "Ne kërkojmë mbrojtjen e spitaleve, hapjen e vendkalimeve të sigurta humanitare në Rripin e Gazës" dhe shpërndarjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ndihmës humanitare për civilët".
Agresioni ushtarak barabar i regjimit sionist kundër zonave civile të Rripit të Gazës ka hyrë në javën e katërt radhazi dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, deri më tani janë vrarë mbi tetë mijë palestinezë, gjysma e të cilëve janë fëmijë palestinezë të pambrojtur dhe të shtypur.