Mesazhi i robërve izraelit kundër Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150636-mesazhi_i_robërve_izraelit_kundër_netanjahut
Disa robër izraelit që po mbahen nga Brigadat Al-Kasam në Rripin e Gazës, kanë publikuar një video-mesazh, janë shprehur shumë të irrituar nga mospërfillja e autoriteteve të regjimit sionist në lidhje me çështjen e lirimit të tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2023 15:57 Europe/Tirane
  • Mesazhi i robërve izraelit kundër Netanjahut

Disa robër izraelit që po mbahen nga Brigadat Al-Kasam në Rripin e Gazës, kanë publikuar një video-mesazh, janë shprehur shumë të irrituar nga mospërfillja e autoriteteve të regjimit sionist në lidhje me çështjen e lirimit të tyre.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se disa robër izraelit që po mbahen nga Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e lëvizjes Hamas - i dërguan një video mesazh kryeministrit Biniamin Netanjahu dhe kabinetit të tij.

 

Njëra nga këta robër izraelit tha: "Na ktheni tani. Netanyahu ka dështuar politikisht dhe ushtarakisht dhe i kërkojmë që të kthejë menjëherë të gjithë personat e kapur rob".

Agjencia e lajmeve SAMA citoi këtë të burgosur izraelit dhe raportoi se dy ditë më parë u bisedua për një armëpushim dhe lirimin e të gjithë të burgosurve, por Netanjahu u tërhoq nga këto bisedime.

Ajo deklaroi: “Ne jemi rob që nga 7 tetori për shkak të disfatës suaj (Netanjahu dhe autoriteteve sioniste). Ndaloni luftën sa më shpejt!"

Në fund, kjo izraelite e kapur rob i tha Netanjahut: "Duhet të na lironi të gjithëve. Ne ju mbajmë përgjegjës për këtë dështim. Ne jemi pengje dhe në gjendje të rëndë. Më 7 tetor ushtria nuk ishte në funksion askund. Ju dëshironi të na vrisni".

Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, tha gjatë një konference për shtyp se familjet e 239 të kapur rob që mbahen nga Hamasi në Gaza janë informuar se të afërmit e tyre mbahen nga Hamasi.

Ai vazhdoi se një numër ndihmësish të huaj janë gjithashtu në mesin e të kapurve rob nga Hamasi dhe autoritetet e regjimit sionist kanë identifikuar gjithashtu 40 persona të identifikuar më parë si të zhdukur.

Zëdhënësi i ushtrisë sioniste vazhdoi të përdorte gjuhën e kërcënimeve dhe premtoi se do të ndjekin "Jahja Sinwar" derisa të arrijnë tek ai.

Lidhur me mundësinë e një sulmi tokësor nga ushtria sioniste në Rripin e Gazës, Hagari tha: "Ne do të vazhdojmë të zgjerojmë operacionet tokësore në mënyrë graduale dhe do të përdorim përpjekjet tona maksimale për të garantuar sigurinë e forcave tona".

Ai pretendoi se ushtria sioniste dje ka vrarë dhjetëra forca të rezistencës palestineze, duke përfshirë udhëheqës në nivelin taktik të Hamasit.

Zëdhënësi i Brigadave Al-Kasam, "Abu Obeidah" ​​kishte njoftuar më parë se 50 të burgosur sionistë janë vrarë në bombardimet e Rripit të Gazës nga regjimi sionist.

Në ditët e fundit, Brigadat Al-Kasam liroi katër robër me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, numri i civilëve të vrarë në Rripin e Gazës në sulmet e regjimit sionist është mbi 8 mijë persona, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Sipas disa statistikave, më shumë se 3000 fëmijë janë vrarë nga regjimi sionist.