Hezbollahu gati të sulmojë Izraelin me 100,000 raketa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150662-hezbollahu_gati_të_sulmojë_izraelin_me_100_000_raketa
Koloneli në pension i ushtrisë amerikane të hënën tha se nëse regjimi sionist sulmon Gazën, Hezbollahu i Libanit do ta sulmojë këtë regjim me mijëra raketa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2023 04:49 Europe/Tirane
  • Hezbollahu gati të sulmojë Izraelin me 100,000 raketa

Koloneli në pension i ushtrisë amerikane të hënën tha se nëse regjimi sionist sulmon Gazën, Hezbollahu i Libanit do ta sulmojë këtë regjim me mijëra raketa.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, "Douglas McGregor", një kolonel në pension i ushtrisë amerikane dhe analist i çështjeve ushtarake i "Military TV" të hënën në rrjetin social "X" shkroi: “Nëse izraelitët sulmojnë Gazën, kjo luftë do të bëhet me dy fronte dhe Hezbollahu do të lëshojë 100,000 raketa në drejtim të Izraelit. Më pas do të përballeni me aktorë të tjerë: Sirinë, Turqinë, Iranin dhe sigurisht Rusinë. Rusia nuk do të rrijë dhe do të shikojë sulmin ndaj Iranit. Tal Liv Ram, një nga analistët e shquar ushtarak të regjimit sionist, ka pranuar gjithashtu se forcat e ushtrisë së këtij regjimi janë jashtëzakonisht të frikësuar nga çdo operacion tokësor në Gaza. Gazeta "Ma'ariv" citoi Ram të ketë raportuar se gjatë luftës së vitit 2014, ushtria sioniste ka injoruar boshllëqet e saj të sigurisë dhe është marrë vetëm me çështje që i ka cilësuar si arritje, por këto arritje në planin afatgjatë nuk kanë arritur një nivel efektiv strategjik. Ai vazhdoi duke thënë se shërbimi i inteligjencës sioniste nuk mund të zbulonte se çfarë po bën Hamasi dhe grupet e tjera të rezistencës. “Ushtria izraelite po planifikonte të fillonte operacione të gjera tokësore në 2008 dhe 2009, por me humbjen e forcave të saj tokësore në luftën e vitit 2006 (humbja e sionistëve kundër Hezbollahut), liderët politikë izraelitë nuk i besonin më ushtrisë se do të mund të kryente këto operacione. Gazeta “Guardian” së fundmi në një analizë ka shkruar se sulmi tokësor në Gaza, në vend që të shkatërrojë Hamasin, do të inkurajojë shumë të rinj palestinezë të zemëruar që t'i bashkohen këtij grupi. Lëvizja Hezbollah e Libanit të hënën njoftoi se ka vënë në shënjestër pajisje teknike dhe spiunazhi që i përkasin ushtrisë s ë regjimit sionist në Bayad Belida. Hezbollahu deklaroi se këto sulme janë kryer me armë të përshtatshme, duke shtuar se si pasojë e këtyre sulmeve janë lënduar disa ushtarë izraelitë. Disa ditë pas fillimit të operacionit të stuhisë Al-Aksa, forcat e Hezbollahut filluan sulmet e tyre me raketa dhe me artileri në qytete dhe qyteza izraelite. Këto sulme aktualisht po zgjerohen dhe Hezbollahu po përdor raketa me rreze më të gjatë veprimi.