Operacioni anti-sionist në Bregun Perëndimor
Një burim mediatik njoftoi për operacionin anti-sionist në Bregun Perëndimor dhe vrasjen e një koloni radikal në këtë operacion.
Brigadat Al-Kasam, degë ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, të shtunën më 7 tetor të vitit 2023, në kundërpërgjigje të krimeve të vazhdueshme të regjimit pushtues sionist kundër popullit të Palestinës dhe përdhosjes së Xhamisë Al-Aksa, sulmeve të kolonëve sionist me mbështetjen e forcave ushtarake izraelite dhe në reagim të pushtimit për më shumë se 70 vjeçar të Palestinës, filluan një operacion paraprak me emrin "Stuhia Al-Aksa" kundër pozicioneve izraelite në territoret e pushtuara. Në anën tjetër, forcat ushtarake të regjimit pushtues sionist menjëherë filluan bombardimet e gjera kundër popullatës civile të Rripit të Gazës duke vrarë më shumë 9000 persona dhe plagosur me mijëra të tjerë.
Sipas kanalit arab Sky News, një palestinez ka qëlluar në makinën e një koloni sionist pranë Tulkaram që ndodhet në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe ky operacion çoi në vrasjen e këtij koloni sionist.
Sipas këtij raporti, ky operacion anti-sionist është kryer në të njëjtën kohë me krimet sioniste në Rripin e Gazës të cilët po sulmojnë dhe godasin vendbanime civile dhe fëmijë.
Mëngjesin e sotëm, si pasojë e sulmit të forcave sioniste në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, 2 palestinezë u qëlluan për vdekje nga pushtuesit sionist në Kalkilija dhe 6 të tjerë u plagosën.
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi në ditën e 27-të të operacionit Stuhia Al-Aksa kundër regjimit sionist dhe sulmeve të vazhdueshme të këtij regjimi kundër popullatës civile të Rripit të Gazës, se numri i civilëve të vrarë gjatë kësaj lufte deri më tani ka arritur në 9065 persona, duke përfshirë 3.760 fëmijë dhe 2.326 gra, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 32.000. Gjithashtu, 2060 persona janë shpallur të zhdukur nën rrënoja dhe 1150 prej tyre janë fëmijë.