Nëntor 03, 2023 18:34 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë izraelitë bombardojnë zyrën e AFP në Rripin e Gazës

Avionët luftarakë të regjimit sionist bombarduan zyrën e AFP-së dhe të disa mediave të tjera në qytetin e Gazës.

Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se 41 gazetarë janë vrarë deri më tani në sulmet e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës.

Gazetari palestinez Muhamed Abu Hatab u vra të enjten në mbrëmje së bashku me dhjetë persona të tjerë në sulmin e avionëve luftarakë të regjimit sionist në shtëpinë e tij në Khan Junis në jug të Rripit të Gazës.

Muajin e kaluar, regjimi sionist vrau Essam al-Abdullah, një fotograf dhe reporter i Reuters, në një sulm ndaj makinës së gazetarëve në zonën "Ulama al-Shaab" të Libanit.

Të shtunën, më 8 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës nisën një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist. Për të kundërpërgjigjur dhe kompensuar disfatën e tij dhe për të ndalur operacionet e rezistencës, regjimi i Tel Avivit ka mbyllur të gjitha kalimet e Rripit të Gazës dhe po bombardon këtë rajon.

 

Tags