Inaugurimi i kanalit televiziv të Palestinës
(last modified Sun, 05 Nov 2023 16:24:11 GMT )
Nëntor 05, 2023 17:24 Europe/Tirane
  • Inaugurimi i kanalit televiziv të Palestinës

Në të njëjtën kohë, më 13 Abanin, Ditën Kombëtare kundër Hegjemonisë Botërore në Iran, filloi punën kanali televiziv “Palestine TV Network”.

Njëkohësisht me 13 Aban, Ditën Kombëtare kundër Hegjemonisë Botërore, me iniciativën e Departamentit të Hapësirës Virtuale të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, filloi punën kanali televiziv i Palestinës.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se kanali “Palestine TV Network” filloi punën si i vetmi kanal në Iran i dedikuar për çështjen e Palestinës në Departamentit të Hapësirës Virtuale të Radiotelevizionit të Iranit.

Ky kanal televiziv do të transmetojë materiale të ndryshme mbi zhvillimet e Palestinës 24 orë në ditë. Programe të kombinuara drejtpërdrejt me praninë e ekspertëve dhe analistëve përkatës, monitorim dhe vëzhgim të lajmeve dhe analizave, ofrim dhe transmetim të produksioneve popullore në rrjetet sociale, ofrim dhe përkthim të prodhimeve ndërkombëtare, prezantim librash dhe analiza filmash që lidhen me lëvizjen e rezistencës dhe me betejat e popullit të Palestinës dhe ritransmetimi i programeve më të shikuara në lidhje me Palestinën në rrjetet radiotelevizive; përbëjnë orarin e transmetimit të kanalit televiziv të Palestinës.