Vriten 3 palestinez në Kuds dhe Al-Khalil
Forcat ushtarake sioniste kanë vrarë dy të rinj palestinezë gjatë bastisjeve në Kudsin Lindor.
Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar mediat palestineze, njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar qytezën Abu Dejs në lindje të qytetit të pushtuar të Kudsit mëngjesin e kësaj të diele.
Gjatë këtij sulmi, forcat ushtarake sioniste rrethuan shtëpinë e një të riu palestinez dhe më pas e vranë atë duke gjuajtur dhe qëlluar raketa. Më pas ata e përdhosen trupin e këtij martiri palestinez dhe e morën me vete.
Një tjetër qytetar palestinez u vra në qytetin Al-Khalil në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Forcat ushtarake sioniste plagosën të paktën gjashtë palestinezë të tjerë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se tre qytetarë palestinezë janë martirizuar nga ushtria sioniste në qytetet e pushtuara të Kudsit dhe Al-Khalil.
Zona të ndryshme të Bregut Perëndimor kanë qenë arenë e sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist dhe konfrontimit të armatosur të të rinjve palestinezë nga mbrëmja e djeshme deri në mëngjesin e sotëm.