Hezbullahu i Irakut paralajmëron për vizitën e Blinken në Irak
Lëvizja "Kataib Hezbullah" e Irakut paralajmëroi për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në këtë vend dhe deklaroi: "Ne do ta mirëpresim Blinken në Irak me sulme masive".
Burime parlamentare irakiane njoftuan për vizitën e afërt të sekretarit amerikan të shtetit në Bagdad.
Agjencia palestineze e lajmeve Sama njoftoi se Abu Ali al-Askari, kreu i zyrës së sigurisë së lëvizjes "Kataib Hezbullah" në Irak, të dielën deklaroi: "Nën hijen e krimeve amerikano-izraelite kundër fëmijëve dhe grave palestineze në Rripin e Gazës me mbështetjen e shteteve perëndimore dhe aleateve të tyre rajonalë, është zbuluara qartë për të gjithë botën se ata nuk janë njerëz dhe gjithashtu është vërtetuar përfshirja e tyre në kryerjen e krimeve barbare në Palestinë".
Al-Askari tha: "Pas intensifikimit të veprimeve ushtarake të rezistencës islamike irakiane këtë javë, ne do të shkojmë në drejtim të mbylljes së interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak dhe në të gjithë rajonin, dhe ky është procesi që ne do të lëvizim drejt tij në javët e ardhshme nëse lufta vazhdon".
Shefi i zyrës së sigurimit të "Kataib Hizbullahu" theksoi: "Do ta ndjekim një metodë të veçantë për mbylljen e ambasadës amerikane dhe për pengimin e hyrjes së amerikanëve në vendin tonë, sepse nuk është e mundur të sillemi në mënyrë paqësore me vrasës frikacakë dhe të neveritshëm".
Al-Askari tha se ngritja e çështjes së tërheqjes së forcave amerikane në këtë moment kohor është një përpjekje devijuese me qëllim mbylljen e duarve të rezistencës dhe devijimin e opinionit publik nga Rripi i Gazës. Dëbimi i këtyre forcave nga Iraku është i pashmangshëm.
Vizita e Blinken në Irak zhvillohet në kohën kur pas mbështetjes së Uashingtonit për sulmet e regjimit sionist kundër popullatës civile palestineze të Rripit të Gazës, thirrjet dhe lëvizjet kundër amerikanëve në Irak dhe kërkesat për mbylljen e ambasadës amerikane janë në rritje. Megjithatë, gjendja e ardhshme e marrëdhënieve SHBA-Irak është e paqartë, veçanërisht me sulmet dhe shënjestrimin e interesave dhe bazave amerikane në Irak.
 
							 
						 
						