Sulm ndaj katër bazave amerikane në Irak dhe Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151010-sulm_ndaj_katër_bazave_amerikane_në_irak_dhe_siri
Bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë vënë në shënjestër katër herë që nga mëngjesi i së hënës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 06, 2023 15:43 Europe/Tirane
  • Sulm ndaj katër bazave amerikane në Irak dhe Siri

Bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë vënë në shënjestër katër herë që nga mëngjesi i së hënës.

Kanali informativ Al-Mayadeen njoftoi se një burim lajmesh ka raportuar për sulmin me dron në bazën më të madhe amerikane në rajonin al-Tanef të Sirisë dhe bazën Ajn al-Asad si bazën më të madhe amerikane në Irak.

Sipas këtij raporti, Rezistenca Islamike e Irakut ka sulmuar edhe bazën ushtarake amerikane rreth aeroportit të Erbilit me një dron mëngjesin e kësaj të hënë.

Disa orë më parë mediat raportuan se 2 baza ushtarake amerikane janë shënjestruar në provincën Anbar dhe Bagdad, kryeqyteti i Irakut.

Sulmet e fundit kundër bazave ushtarake amerikane u kryen ndërsa sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, pas takimit me kryeministrin irakian Muhamed Shia al-Sudani gjatë një udhëtimi disa-orësh në Bagdad, u kërkoi grupeve të rezistencës irakiane të mos sulmojnë bazat ushtarake dhe forcat ushtarake amerikane në rajon.

Paraprakisht, lëvizja e rezistencës "Kataib Hezbullah" e Irakut kishte paralajmëruar fuqishëm për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në këtë vend.

Në ditët e fundit, bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë shënjestruar nga sulmet me dronë dhe raketa në disa raste.

Pas bombardimeve të spitalit al-Mu'amedani në Gaza nga regjimi sionist, rezistenca islamike e Irakut paralajmëroi Amerikën se sulmet kundër bazave amerikane në Irak do të fillojnë që tani.