Lufta e Gazës ka bllokuar aeroportin "Ben Gurion"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151076-lufta_e_gazës_ka_bllokuar_aeroportin_ben_gurion
Lufta kundër Gazës dhe kundërpërgjigja e luftëtarëve të rezistencës palestineze ndaj krimeve të regjimit sionist ka ndikuar rëndë mbi funksionin dhe fluturimet në aeroportin "Ben Gurion" dhe numri i fluturimeve ulur në masë të madhe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 07, 2023 14:39 Europe/Tirane
  • Lufta e Gazës ka bllokuar aeroportin

Lufta kundër Gazës dhe kundërpërgjigja e luftëtarëve të rezistencës palestineze ndaj krimeve të regjimit sionist ka ndikuar rëndë mbi funksionin dhe fluturimet në aeroportin "Ben Gurion" dhe numri i fluturimeve ulur në masë të madhe.

Agjencia e lajmeve Al-Nashrah njoftoi se faqja "Secret Flights" lidhur me fluturimet raportoi një rënie të ndjeshme të fluturimeve nga dhe drejt aeroportit "Ben Gurion" të Tel Avivit, me tetëdhjetë për qind që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Sipas këtij raporti, gjatë luftës, vetëm 100 fluturime u ulën në aeroportin Ben Gurion në ditë, krahasuar me 500 para luftës.

Shumica e kompanive ndërkombëtare kanë ndërprerë fluturimet e tyre për shkak të luftës dhe rritjes së ndjeshme të tarifave të sigurimit të linjave ajrore.

Sipas këtij raporti, kompanitë sioniste nuk mund të fluturojnë askund, ndaj kompania “Al-Aal” ka ndërprerë fluturimet e saj drejt Dublinit, Marsejës, Stambollit, Sharm el-Sheikh dhe Tokios.

Nga ana tjetër, linjat ajrore të huaja si "Emirates", “Fly Dubai” dhe “Blue Bird” nuk kanë fluturime të rregullta për dhe nga Palestina e pushtuar.

Në kundërpërgjigje të krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist, forcat palestineze të rezistencës më 7 tetor 2023, nisën një operacion befasues të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist. Për t'u hakmarrë dhe kompensuar disfatën e tij dhe për të ndalur operacionet e rezistencës palestineze, regjimi pushtues sionist ka mbyllur të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe po bombardon pandërprerë këtë rajon.