Disa shpërthime ndodhën në Golanin e pushtuar sirian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151096-disa_shpërthime_ndodhën_në_golanin_e_pushtuar_sirian
Burimet e lajmeve raportuan se të paktën 4 raketa u hodhën nga Libani drejt Golanit të pushtuar sirian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 07, 2023 20:46 Europe/Tirane
  • Disa shpërthime ndodhën në Golanin e pushtuar sirian

Burimet e lajmeve raportuan se të paktën 4 raketa u hodhën nga Libani drejt Golanit të pushtuar sirian.

Sipas këtyre burimeve, të paktën katër raketa janë lëshuar drejt Golanit të pushtuar. Burimet izraelite thonë se këto raketa janë lëshuar nga Libani.

Burimet sioniste të lajmeve raportuan për aktivizimin e sirenave të alarmit në jug të Golanit të pushtuar.

Hedhja e raketave në territoret e Golanit të pushtuar ndodh në një situatë ku kanë kaluar 32 ditë nga beteja e Stuhisë al-Aksa, betejë e cila filloi me një poshtërim të plotë për sionistët dhe shumë viktima u janë shkaktuar okupatorëve.