Netanjahu hodhi poshtë idenë për një armëpushim tre-ditor
Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu hodhi poshtë kërkesën e Biden për një armëpushim treditor.
Sipas Neë York Times, Netanyahu në përgjigje të idesë së Amerikës kërcënoi të ripushtonte Gazën dhe tha: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë pasi Hamasi të eliminohet, por [lufta] nuk do të përfundojë me asgjë më pak se eliminimin e tyre. Netanjahu foli për vazhdimin e luftës dhe theksoi se “na duhet durim deri në fund të misionit për të shkatërruar Hamasin dhe nuk duam një fitore të papërfunduar. Më herët, faqja e lajmeve Axios raportoi se presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu që të ndalojë luftën për tre ditë në mënyrë që të zgjidhet çështja e të burgosurve. Një zyrtar amerikan tha se propozimi që po diskutohet nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Katari do të përfshijë lirimin e 10 deri në 15 pengjeve nga Hamasi dhe përdorimin e armëpushimit për të konfirmuar identitetin e të gjithë pengjeve dhe për të siguruar një listë me emrat e atyre që mbahen të burgosur.