Mbi 350 ushtarë sionistë janë vrarë që nga Stuhia Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151214-mbi_350_ushtarë_sionistë_janë_vrarë_që_nga_stuhia_al_aksa
Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit pushtues sionist deklaroi se që nga fillimi i operacionit Stuhia Al-Aksa e deri më tani janë vrarë 354 ushtarë sionistë forcat e rezistencës palestineze.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Nëntor 10, 2023 12:43 Europe/Tirane
  • Mbi 350 ushtarë sionistë janë vrarë që nga Stuhia Al-Aksa

Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit pushtues sionist deklaroi se që nga fillimi i operacionit Stuhia Al-Aksa e deri më tani janë vrarë 354 ushtarë sionistë forcat e rezistencës palestineze.

Kanali televiziv Al-Jazeera njoftoi se Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë sioniste tha: "354 ushtarë të ushtrisë (regjimit) izraelit janë vrarë deri më tani në luftë".

Hagari shtoi: "Ne po thellojmë operacionet tona në Rripin e Gazës dhe do të intensifikojmë bombardimet ajrore për të mbështetur forcat tokësore".

Zëdhënësi i ushtrisë sioniste deklaroi: "Nuk ka armëpushim dhe ne vazhdojmë të luftojmë, jemi gati për një luftë të gjatë, e cila do të fillojë nga veriu i Rripit të Gazës".

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit dhe regjimi sionist në shenjë hakmarrje mbylli të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe për të kompensuar disfatën e vet dhe për të ndalur operacionet e rezistencës palestineze po bombardon këtë rajon në mënyrë të egër.